• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK-ja i premton Dragashit fabrika!
e Hënë, 06 Dhjetor 2010 23:30
isa_mustafaDragash - Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në tubimin promovues të këtij subjekti politik , para elektoratit të Dragashit, ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë kësaj partie, tha se popullate kësaj ane është punëtore, dhe se nuk kërkon ndihma, por punë. “Jemi sot këtu për të përkrahur përkushtimin tuaj për fitoren e LDK-së dhe për të premtuar se do të bëjmë çdo gjë, që këtu të investojmë dhe të hapim vende të reja pune. Ju keni nevojë për investime, andaj do të bëjmë të pamundurën që këndej të hapim fabrika, firma dhe shkolla. Qeveria e LDK-së do të jetë përgjegjëse për ju, në këtë zonë kufitare, që të keni kushte më të mira pune dhe jete. Emocionet tuaja, janë emocione të përkushtimit ndaj LDK-së, për të bërë ndryshime në qeverisje, si në  Dragash, ashtu edhe në Kosovë. Ne nuk jemi të kënaqur me këtë qeverisje, por nuk dëshirojmë të merremi me të. Do të merremi me të ardhmen, andaj  ju siguroj për një qeverisje të mirë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë shumë më mirë këtu dhe në tërë vendin”, është zotuar Mustafa. Ai ka shtuar se, për dy ditë, nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet, por që ka premtuar se çdo euro e Kosovës do të përdoret për të mirën e qytetarit, e jo për nevoja personale. Duke apostrofuar koalicionet, ai e ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në. “Nuk kemi lidhur koalicion me asnjë parti, me Partinë Demokratike, se bëjmë. Ne do të bëjmë koalicion me ju, qytetarë, sepse ju jeni ata që do t’ia jepni besimin LDK-së, e cila do t’ua kthejë me të mirë, me investime, zhvillim e përgjegjësi”, ka përfunduar premtimet Isa Mustafa, duke kërkuar dalje në votime, për t’ia dhënë votën LDK-së, e cila, siç tha ai, ka program të mirë për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.
Në tubimin promovues të LDK-së në Dragash, të pranishëm ishin edhe zyrtarët e lartë të kësaj partie, Ismet Beqiri, Eqrem Kryeziu dhe shumë të tjerë. Organizimi nisi me një defile në rrugën qendrore të Dragashit, i përcjellë me surle e daulle, për të përfunduar qetë dhe pa asnjë incident.
Share