• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Albana Vokshi, rezultoi të jetë e fuqishme!
e Premte, 26 Nëntor 2010 10:37

albana_vokshiPrizren, 26 nëntor 2010 - Për shkak të incidentit që ndodhi me deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, janë suspenduar katër zyrtarë të Policisë së Kosovës. Deputetja Vokshi, me origjinë nga Gjakova, për mosrespektim të procedurave dhe fyerjeve në adresë të policëve kufitarë të Kosovës, u dënua nga një gjykatë e Prizrenit me 250 euro. Pas incidentit, në tejkalimin e problemit u përfshinë kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi e Sali Berisha. Për rrjedhojë, ndryshimi i vendimit gjyqësor, me të cilin u dënua Vokshi, u shfuqizua të njëjtën ditë.  
Mediat që thirren në burime brenda policisë, bëjnë të ditur se katër zyrtarë të Policisë Kufitare, përfshirë edhe policin, Bujar Shala, janë suspenduar nga detyra, në afat të pacaktuar kohor. Ndërkaq, kanë nisur edhe hetimet e brendshme për këtë rast, duke bërë që të katër zyrtarët policorë të mbesin aktualisht pa punë. Incidenti me deputeten Vokshi ndodhi më 14 nëntor, kur ajo ishte fjalosur rëndë me policët kufitarë të Kosovës dhe, siç u bë e ditur në media, ajo i kishte fyer policët me fjalët më të rënda, duke i akuzuar për sjellje jokorrekte ndaj saj.
Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren, kishte dënuar Albana Vokshin me 250 euro, për ofendime ndaj policisë kufitare të Kosovës. Por, gjykata e shfuqizoi më pas aktvendimin e vet, pasi dy kryeministrat i dolën në mbrojtje asaj.
Tashmë, Albana Vokshi, ka të drejtë të ndihet e fuqishme. Jo vetëm se në krah saj i dolën kryeministrat e dy shteteve, i Shqipërisë dhe i Kosovës, por edhe për faktin se edhe para gjyqtarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren, ajo ka vazhduar me sjellje arrogante dhe nuk pësoi gjë. Pavarësisht të gjithave, ajo arriti në fund ta pezullojë vendimin e kësaj gjykate. Në aktvendimin e gjykatës, në faqe n e parë shihej dënimi i shqiptuar prej 250 euro, ndaj deputetes Vokshi, si përgjegjëse për akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, pasi ka ofenduar rëndë policët kufitarë të Kosovës. Por, ky aktvendim tash është ndryshuar, sepse në faqen e tretë gjykata e shfuqizon vendimin e vet, duke e pezulluar atë, pa dhënë ndonjë arsyetim të veçantë. Në dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikës kufitare të kalimit, në Vërmicë, Bujar Shala, i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare. “Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë”, citon aktvendimi i Gjykatës, fjalët e deputetes, Albana Vokshi. “Kafshë je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund t’ia kalosh lehtë me mua. Unë jam deputete. Ti qenke kafshë. Jeni mësuar ju me serbët, andaj silleni në këtë mënyrë”, i referohet më tej citati, Albana Vokshit, e cila në këtë mënyrë ka biseduar me policët kufitarë të Kosovës. Por, në faqen e dytë të këtij aktvendimi, versioni i fundit, pezullon procedurën kundërvajtëse ndaj të pandehurës, Albana Vokshi. “Vetura drejtohej nga motra e saj, Mimoza Vokshi, dhe në vendin e kontrollimit të dokumenteve, Albana ka dalë nga vetura dhe me sjelljet e saj të pahijshme dhe arrogante, ka ofenduar zyrtarin policor të Policisë Kufitare, Bujar Shala”, thuhet në këtë dokument. Gjykata ka vlerësuar se deklaratat e dhëna nga dëshmitarët e rastit, policët Bujar Shala, Bekim Morina dhe Mjellma Shala, në tërësi janë identike në pjesën që ka të bëjë me atë, se e pandehura, Albana Vokshi, në orën kritike të asaj dite ka ofenduar rëndë me shprehjet që në të gjitha rastet përmbajnë fjalën “kafshë”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, në largim, Hashim Thaçi, i ka kërkuar ndjesë kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës, lidhur me incidentit e ndodhur me Albana Vokshin, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, nga radhët e Partisë Demokratike.



Share