• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rahoveci, sërish në balotazh për kryetar!
e Hënë, 22 Nëntor 2010 11:27

rahovec_balotazhiRahovec, 01 dhjetor 2010 - Zgjedhjet e së dielës në komunën e Rahovecit, rezultuan se, për të zgjedhur kryetarin e kësaj komune, sërish nevojitet balotazhi. Kësaj radhe, në balotazh do të përballen, Ibrahim Kryeziu nga LDK-ja dhe Xhelal Canziba, nga PDK-ja.
Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, i cili ka vëzhguar zgjedhjet e së dielës për kryetar të komunës së Rahovecit, njoftoi se, sipas rezultateve preliminare, më së shumti vota ka fituar kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu. Pas tij, numrin më të madh të votave ka marrë kandidati i PDK-së, Xhelal Canziba. Sipas “Demokracisë në Veprim”, LDK-ja ka fituar 27.70 për qind të votave, PDK-ja  27.48, AAK-ja 25.32, AKR 16.16 dhe LDD 3.35 për qind. Megjithatë, ende nuk janë numëruar votat me kusht, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare, sidomos tek dy subjektet e para. Mësohet se në këto zgjedhje kanë votuar 39.93 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Mbrëmë, rreth një orë e gjysmë pas mbylljes së qendrave të votimit, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht funksionari i saj, Ismet Beqiri ka shpallur fitoren e kandidatit të partisë së tij, Ibrahim Kryeziu. Sipas Beqirit, kandidati i LDK-së ka fituar 27 për qind të votave. Menjëherë pas kësaj deklarate, simpatizantët e LDK-së kanë kremtuar nëpër rrugët e Rahovecit. Para LDK-së, edhe PDK-ja ka shpallur fitoren e kandidatit të saj. Mirëpo, siç tregojnë rezultatet, asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë, mbi 50 për qind të votave të elektoratit. KQZ-ja, në njoftimin zyrtarë të saj, bëri të ditur sot se në zgjedhje kanë dalë 40.51 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkaq, për dallim nga përqindjet që ka dhënë mbrëmë “Demokracia në veprim”, KQZ bën të ditur se LDK-ja ka fituar 28.3 për qind të votave, PDK-ja 26.9, AAK-ja 25.8, AKR 16.4 dhe LDD 2.6 për qind.


Share