• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hatim Baxhaku, kandidat i LDK-së!
e Martë, 09 Nëntor 2010 10:45
hatim_baxhakuDragash - Në takimin e Kryesisë së re të degës së LDK-së, në Dragash, është propozuar vetëm një kandidat për deputet të mundshëm në Kuvendin e Kosovës. Është ky dr. Hatim Baxhaku, nga Bellobradi, aktualisht me banim në Prizren, ku edhe punon si kirurg në Spitalin rajonal të këtij qyteti. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i degës, Fatmir Mehmeti, i cili ka thënë se ky propozim është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e kryesisë së degës së kësaj partie në Dragash.
Deri më tash, LDK-ja është subjekti i parë që ka dhënë emrin e kandidatit të tyre, i cili do të garoj për deputet në Kuvendin republikan. Ndërkaq, dhjetë subjektet tjera politike, si dhe lëvizja “Vetëvendosje”, një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë. Sipas tyre, këtë pritet ta bëjnë në një të ardhme të afërt.
Hatim Baxhaku ka qenë njëri nga themeluesit e degës së LDK-së në Dragash, por gjithnjë i është përkushtuar profesionit të tij. Aktualisht, ai ka bërë nam, jo vetëm në rajonin e Prizrenit por edhe më gjerë, në Kosovë dhe jashtë saj.
Share