• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Vetëvendosja u shtri edhe në Dragash!
e Premte, 29 Tetor 2010 20:56
vetevendosjeDragash – Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, të premten qëndroi në Dragash, ku ka formuar Këshillin për Zhvillim për këtë komunë, të cilin do ta përbëjnë njëmbëdhjetë anëtarë, por pa e zgjedhur kryesuesin e këtij këshilli, për të cilin vetë Kurti tha se do të bëhet më vonë, pasi të ketë anëtarësuar më shumë njerëz në këtë lëvizje. Komuna e Dragashit është e njëzeta me radhë që zyrtarisht ka këshillin e kësaj lëvizjeje, e cila, siç tha Kurti, do të punojë me seriozitetin më të madh që këtë zonë të izoluar ta bëjë qendër, pasi do ta lidh me Shqipërinë dhe Maqedoninë, përmes rrugëve që aktualisht janë vetëm si projekt-ide të udhëheqësve nëpër vite.
Duke u përqendruar në situatën politike në vend dhe sfidat që e presin këtë lëvizje në të ardhmen, Kurti tha se mungon vullneti i politikanëve dhe jo mosdija “Atyre u pëlqen kjo gjendje kaotike dhe varfëria që po mbretëron në Kosovë. Sikur Kosova të zhvillohej, ata do të varfëroheshin personalisht”, tha Kurti.
I pyetur nga Radio Sharri, nëse lëvizja e tij do t’i realizonte të gjitha planet që Kurti i proklamon gjatë gjithë këtyre viteve, sa ka vepruar si një organizatë joqeveritare, përderisa Kosova ende nuk gëzon sovranitet të plotë, Kurti tha se do të angazhohet që në radhë të parë ta bëj Kosovën shtet sovran dhe më pas edhe të implementojë të gjitha atributet që i përkasin një shteti. “Në këtë gjendje, nuk do të bënim as në më shumë. Por, në do të angazhohemi që Kosovën ta bëjmë shtet funksional dhe me sovranitet të plotë dhe më pas t’i instalojmë mekanizmat që e përbëjnë një shtet normal”, tha Kurti, duke potencuar se Vetëvendosja do të garoj në zgjedhje si lëvizje dhe jo si parti politike. Unë kurrë nuk i kam dashur partitë politike, sepse ato janë aktive çdo katër vjet, kur janë zgjedhjet. Ndërkaq, lëvizja vepron sa herë që kërkon nevoja, përmes protestave, peticioneve dhe trysnive të tjera ndaj pushtetit”, tha Kurti.
Në këtë takim u zgjodh Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së lëvizjes “Vetëvendosje” për komunën e Dragashit, i përbërë nga 11 anëtarë. Kurti në konferencën që organizoi me gazetarë, publikoi emrat e anëtarëve të këtij këshilli, të cilin e bërbëjnë: Admir Flugaj, Gëzim Mustafa, Ilir Kryeziu, Isa Salihu, Jaser Imeri, Lirim Sylejmani, Miran Zeneli, Nehar Fetahi, Nexhyp Çengaj, Përparim Kryeziu dhe Riad Maliqi.
Njëherësh, Kurti e ka përshkuar në këmbë rrugën qendrore të Dragashit, deri në zyrën e lëvizjes, të cilën e përuroi, duke uruar që atë ta vizitoj çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë nacionale apo partiake. “Në këtë zyrë do të njoftoheni më së miri për synimet tona, si dhe për programin tonë të veprimit, me të cilin do të garojmë në këto zgjedhje” tha Kurti.
Share