• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shfaqet dokumentari “Dëshmorët e Opojës”
e Diel, 17 Tetor 2010 21:36

filmiDragash, 17 tetor 2010 - Në një ceremoni rasti në të cilën përveç familjarëve të dëshmorëve të kombit dhe përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe shumë qytetarëve, ka marrë pjesë edhe deputeti në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, kryesuesi i KK-së, Lulzim Rifaj e të tjerë, është shfaqur premiera e filmit dokumentar “Dëshmorët e Opojës” me skenar të Bedri Halimit dhe regji të Bekim Selesë. Duke folur para të pranishmëve, kryesuesi i KK- së, Lulzim Rifaj, ka thënë se realizimi i këtij filmi është edhe një dëshmi më shumë se dëshmorët nuk janë harruar dhe as që do të harrohen ndonjëherë ngase ata me gjakun e tyre na mundësuan që sot të jetojmë dhe të qeverisim të lirë. Ai ka premtuar se çdo nismë lidhur me përkujtimin e dëshmorëve të kombit sikurse deri tani edhe në të ardhmen gjithmonë do ta ketë mbështetjen e Kuvendit të Komunës. Ndërkaq, autori i skenarit të këtij filmi, Bedri Halimi ka thënë se filmi dokumentar “Dëshmorët e Opojës” është një projekt i realizuar nga Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni” dhe degës së OVL të UÇK-së në Sharr. “Të provosh të realizosh një project të tillë për 10 dëshmorët e kombit të Komunës së Sharrit është një punë e vështirë, ngase filmat dokumentarë zakonisht zgjasin pak, më së shumti 40 minuta dhe rrallë zgjasin më shumë, pasi që për një kohë të shkurtër nuk ka qenë e mundur të paraqiten as gjërat më elementare të biografisë së 10 dëshmorëve, ne kemi vendosur që filmi të jetë dyfish më i gjatë”, ka thënë Halimi.
Ai ka folur edhe për vështirësitë e tjera gjatë realizimit të filmit, ndërsa ka shtuar se edhe regjisori i filmit e ka pasur të vështirë të bëjë përzgjedhjen e pjesëve të rrëfimtarëve për t’i paraqitur ato në film. “Mirëpo, kjo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen materialet e xhiruara që gjithsesi se ruhen së bashku me materialet e reja që mund të xhirohen të kombinohen dhe të krijohen mundësi për bërjen e filmave dokumentarë për secilin dëshmorë veç e veç”, ka theksuar Halimi.
Në fund ai ka falënderuar të gjithë ata që në çfarëdo mënyre e kanë mbështetur realizimin e filmit sikurse edhe Kuvendin Komunal si sponsoruesin kryesor, kurse posaçërisht ka falendëruar Vehbi Sofiun, Hazër Danën dhe Mevludin Krasniqin për angazhimin e tyre të posaçëm në sigurimin e sponsoruesëve të filmit. Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve ka folur Sylejman Sylejmani. Ai ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar që jeta dhe vepra e 10 dëshmorëve të Opojës të paraqitet në shiritin celuloid dhe kështu dhe të mbetet një dëshmi për gjeneratat e reja se si duhet vepruar kur është në pyetje çlirimi dhe mbrojtja e atdheut.



Share