• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Projekti “Një banor-Një fidan” në Morinë
e Hënë, 12 Tetor 2009 00:00
Qendra Regjionale për Punësim (QRP) në Gjakovë ka kërkuar të shtunën të punësojë 73 punëtorëve sezonal për të mbjellë fidane në fshatin Morinë, në kuadër të implementimit të projektit “Një banor një fidan”. Është ky projekt i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe asaj të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës që ka të bëjë me pyllëzimin e siperfaqeve të zhveshura në Kosovë. “Nga 15 tetori, për 30 ditë rresht do të punohet në pyllëzimin e siperfaqeve të zhveshura në fshatin kufitar të Morinës së Gjakovës, për çka do të angazhohen rreth 73 punëtorë sezonal të cilët janë të paraqitur në QRP në Gjakovë,” tha drejtori i kësaj qendre Kujtim Dula. Ai shtoi se ky projekt është shumfish i dobishëm, sepse pos gjelbrimit të siperfaqeve të zhveshura, mundëson punësimin sezonal të të rinjve. Një projekt të ngjajshëm për anagzhimin e të papunëve në punët e bujqësisë tashmë është në realizim e siper në bashkëpunim me kompani të prodhimit të rrushit në Rahovec, ku për tre muaj janë angazhuar 100 persona që figurojnë si të pa punë në QRP në Gjakovë.
Share