• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 05 Korrik 2010 12:22

Dragash
- Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka thënë se kjo komunë do të merr kahe të zhvillimit ekonomik, me një hov të madh, pasi priten investime të mëdha gjatë viteve në vijim. Si prioritet, Jenuzi ka përmendur Qendrën e Biznesit, e cila është në ndërtim e sipër në fshatin Shajne, hidrocentralin e Zhurit, si dhe projekte të tjera, të cilat sjellin punësimin e banorëve të kësaj ane.
Në emisionin e së hënës “Aktualitete”, përmes valëve të Radio Sharrit, Jenuzi ka premtuar më shumë transparence, bashkëpunim me qytetarët si dhe rritje të buxhetit komunal. Por, kreu komunal ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më aktivë në obligimet e tyre ndaj shtetit, siç është pagesa e tatimeve, për të cilat tha se nuk është i kënaqur me nivelin e pagesave.
Dragash - Organizata Joqeveritare "OOK" nga Krusheva e Gorës, të martën, në sallën e Kuvendit Komunal të Dragashit, do të organizoj një debat, me temën "Migrimi i të rinjve nga Gora”. Në këtë debat, sipas organizatorëve, do të diskutohet mbi shkaqet që i detyrojnë të rinjtë drejt migrimit.
Koordinatori i kësaj OJQ-je, Behar Brenolli, tha se debati do të jetë i hapur për secilin qytetar që dëshiron të kontribuoj në parandalimin e kësaj dukurie tek të rinjtë nga treva e Gorës.
Dragash - Në anketën e organizuar nga shtëpia jonë informative, përmes ueb faqes zyrtare të radios, në pyetjen “A prisni ketë vit investime kapitale në Dragash?”, ka mbizotëruar përgjigjja pozitive. Gjithsejtë, 32.4% e anketuesve, janë shprehur se gjatë këtij viti presin shumë investime kapitale, si dhe punë cilësore. Diç më pak nga kjo përqindje, janë shprehur se nuk presin aspak investime kapitale gjatë këtij viti. Gjithsejtë 30.1% e atyre që kanë marrë pjesë në anketë, kanë zgjedhur opsionin “Aspak”, për tu pasuar me ata që kanë zgjedhur opsioni “Pak dhe pa cilësi”.
Anketa përmes ueb faqes zyrtare të radios sonë, është një hulumtim që reflekton vetëm opinionin e vizitorëve të faqes, por jo edhe një statistikë shkencore.
Mitrovicë - Petar Miletiq, deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Liberale Serbe, është plagosur mëngjesin e sotëm, në veri të Mitrovicës.
“Në orën 8 të mëngjesit, duke dalë nga banesa e tij, në veri të Mitrovicës, është plagosur deputeti Petar Miletiq, me një plumb që besohet ta ketë goditur mbi gju. Së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim të tij, por vetëm një e ka goditur. Miletiq po trajtohet në Qendrën Spitalore, në veri të Mitrovicës”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Prishtinë - Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare nga Universitetet Oxford, Cambridge dhe Ghent, thanë të dielën në Prishtinë se, pavarësisht qëndrimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, beteja për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë edhe pas vendimit të kësaj gjykate.
Profesorët e Universiteteve të njohura të Evropës, thanë se me gjithë vendimin e Gjykatës, problemi i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në mekanizmat e tjerë evropianë, do të vazhdojë, përderisa të ketë kundërshtime nga Federata Ruse dhe disa vende anëtare të BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Tiranë - Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka kërkuar zbardhjen e incidentit që ndodhi dje në Agrinjio të Greqisë, ku janë plagosur tre shtetas shqiptarë. Persona të armatosur dhe me maska kanë sulmuar një lokal, ku ishin ndaluar tre autobusë të linjës Tiranë-Athinë.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dërguar në vendngjarje diplomatët shqiptarë në Athinë dhe Janinë dhe është në kontakt me forcat e rendit për zbardhjen e ngjarjes.
Share