• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 02 Korrik 2010 09:42

Dragash
- Në përvjetorin e nëntë të themelimit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Dragash, u tha se kjo parti është pretendente për ta udhëhequr vendin, bile para se të zhvillohen zgjedhjet e rregullta për pushtetin qendrorë, të cilat, sipas planit të rregullt, do të mbahen vitin e ardhshëm.
Në shënimin e këtij përvjetori, në Dragash qëndroi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Stiven Shuk dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi.
I bindur se ka ardhur “koha e Aleancës”, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se kjo parti ka një program të detajuar dhe të qartë, me të cilin Kosova do të dilte nga gjendja aktuale, të cilën e quajti të keqe.
Prishtinë – Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, konsideron se perspektiva e vendit nuk duhet të mbetet peng i mosluftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai ka apeluar te sistemi i drejtësisë, që ndjekjen e njerëzve ta bëjë mbi bazën e fakteve dhe dëshmive dhe jo mbi bazën e opinioneve. Kryetari i Kuvendit, Krasniqi, në një intervistë për Kohën Ditore, nuk përtoi t’i përgjigjet ushtruesit të detyrës së prokurorit të EULEX-it, i cili para pak ditësh ka thënë se presidenti, ndoshta është dashur ta emëronte pikërisht Krasniqin për prokuror.
Ky i fundit, shprehu bindjen se arrestimi i njerëzve me ndikim nuk do të destabilizonte vendin, por përkundrazi do ta hiqte një “hipotekë” që mund ta dëmtojë procesin e integrimit në BE.
Londër - Është e rëndësishme që Kosova të njihet nga 100 shtete, thotë Daniel Seruer, drejtor i Institutit amerikan për paqe, duke vlerësuar se Beogradi dëshiron që, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të hapë për diskutim çështjen e ndarjes së Kosovës dhe korrigjimin e kufijve. Sipas tij, zyrtarët në Beograd, më shumë se shkëmbim të territoreve, do të donin që të korrigjonin kufirin në veri të Kosovës, duke marrë tri komunat me shumicë serbe në këtë pjesë të vendit. Seruer tha për BBC-në se edhe në rast të hapjes së diskutimeve për shkëmbim territoresh, mes Kosovës e Serbisë, nuk mund të pritet një pajtueshmëri mes palëve, të cilat në një rast të kundërt do të duhej të jepnin garanci të plotë se zgjidhja nuk do të ketë ndikim në Maqedoni dhe Bosnjë.
Beograd - Opinioni i një institucioni të respektuar, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të ndikojë në gjendjen në Kosovë. Kështu ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin. Diplomati rus shtoi se një numër vendesh presin opinionin e GJND-së, përpara se të marrin një vendim lidhur me njohjen e Kosovës. “Shpresojmë që vendimi të krijojë kushtet për bisedime rreth statusit dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi për të gjitha palët e rëndësishme”, ka thënë Konuzin.
Share