• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 22 Qershor 2010 09:32

Dragash
- Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara UNDP, do të jetë i pranishëm në Dragash edhe tre vjet, për ta quar deri në fund projektin me rëndësi vitale, i cili ka për qëllim mbështetjen në përpilimin e planit Zhvillimor dhe të Qëndrueshëm të komunës së Dragashit.
Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarët e UNDP-së në Dragash, në emisionin “Aktualitete”, i cili transmetohet sonte, në orën 21:00.
Koordinatori i projektit, Bashkimi Susuri, ka thënë se UNDP-ja ka nisur një tjetër projekt me rëndësi për Dragashin, ku fillimisht do të përfitojnë pesë vendbanime, për të vazhduar më pas edhe në vendbanimet tjera.
Prizren - KEK ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, me kërkesën e ekipeve të saj, për të mundësuar punët rreth ndërrimit të ndërprerësit 35 kilovoltësh, në trafostacionin Prizreni I, do të ketë shkyçje totale të energjisë elektrike në disa pjesë të rajonit të Prizrenit, ku përfshihet edhe e tërë komuna e Dragashit dhe fshati Zhur.
Syrmie Kika, koordinatore për media, pranë Divizionit të Serviseve të Korporatës, u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve, duke sqaruar se këto punë janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e rrjetit.
Podgoricë - Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Malit të Zi, Bajram Rexhepi dhe Ivan Brajoviq, janë dakorduar dje në Podgoricë, se dy shtetet nuk kanë konteste kufitare, dhe se kufijtë administrativë do të bëhen shtetërorë, gjatë procesit të demarkacionit. "Nuk kemi pretendime në asnjë metër katror të territorit, nga cilado anë, dhe u dakorduam që kufiri administrativ të bëhet kufi shtetëror", tha Rexhepi, duke shfaqur shpresën se procesi i demarkacionit të vijës kufitare, do të përfundojë kah fundi i këtij viti apo në fillim të vitit 2011.
Duke e komentuar qëndrimin e Beogradit, se nuk ekziston kufi ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, ministri malazez, Ivan Brajoviq, tha se Mali i Zi do t'i përkufizojë kufijtë me fqinjët, në pajtim me interesat e veta.
Vjenë - Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës, por një kompromis që do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët, do të mund të arrihej, tha mbrëmë ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë.
“Asnjë udhëheqje demokratike serbe, kurrë nuk do të jetë në gjendje ta akomodoj pavarësinë e Kosovës", tha Jermiq, duke potencuar se do tu rezistojnë përpjekjeve, për ta detyruar Beogradin që ta bëjë këtë, në mënyrë paqësore.
 SPORT
Johanesburg - Në Botërorin që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, në grupin H, Spanja e mposhti dje Hondurasin me rezultat 2:0. Golashënues i dyfishtë ishte David Villa, i cili pati rast edhe për golin e tretë nga një penallti, por nuk e realizoi.
Në ndeshjen e dytë, në këtë grup, Kili e mundi Zvicrën me rezultat 1:0.
Ndërkaq, në grupin G, Portugalia e shpartalloi Korenë Veriore, me rezultatin 7:0, rezultat ky më i larti deri më sot, në Botërorin 2010.
Share