• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 18 Qershor 2010 08:54

Dragash
- Kryesia e degës së LDK-së në Dragash, në mbledhjen që mbajti të mërkurën, një ditë pas kremtimit të Ditës së Çlirimit të komunës së Dragashit, ka reaguar ndaj mënyrës së kremtimit të kësaj dite, duke e vlerësuar atë, si tejet të zbehtë.
Përmes një letre të hapur, të cilën ia dedikon kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzit , si dhe kryesisë së OVL të UÇK-së në Dragash, LDK-ja është shprehur se manifestimi për nderë të Ditës së Çlirimit të komunës, me 15 qershor 2010, ishte një ditë mjaft e zbehtë dhe pa kurrfarë organizimi të mirëfilltë, siç edhe e meriton kjo datë.
Dragash - Nga 174 maturantë, pa i llogaritur ata të gjimnazit shoqëror, rezultatet e të cilëve ende nuk kanë arritur, sukses pozitiv kanë treguar 123 sish, ose 70.7 për qind. Këto të dhëna i konfirmoi dje drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Dragash, Hajri Ramadani. Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, kësaj radhe e kanë përballuar me mjaft sukses testin e pjekurisë.
Ndërkaq, sipas Ramadanit, nga pesë maturantët e komunitetit boshnjako-goranë, të cilët mësimet i kanë ndjekur në këtë shkollë, dy prej tyre e kanë përballuar testin.
Suharekë - Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Suharekë, me të gjithë anëtarësinë e saj, ka vendosur t’i bashkëngjitet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet në një kumtesë për media të AAK-së.
Në kumtesë thuhet se këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj Dege, Muhamet Bajraktari, i cili ka bërë të ditur se, me një vendim të posaçëm, pjesa dërmuese e Kryesisë së Degës së LDD-së në Suharekë dhe anëtarësia e gjerë e saj, prej dje janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Arsyeja e këtij kalimi thuhet të jetë koncepti dhe vizioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe lidershipi i kryetarit Haradinaj, të cilat janë garanca më e mirë për vendin.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë bisedës me kryeministrin, Hashim Thaçi, ka thënë se stabiliteti në Kosovë po përmirësohet, edhe pse kohëve të fundit ka pasur disa incidente.
Siç ka thënë zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apaturaj, shefi i Aleancës ka pohuar se përmirësimi i stabilitetit dhe i sigurisë kanë bërë që NATO-ja të zvogëlojë numrin e trupave të KFOR-it.
Rasmusen ka shtuar se, pas fazës së parë të reduktimit, nga 15 mijë pjesëtarë në 10 mijë, tash është vendosur të pritet faza e ardhshme.
Share