• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 17 Qershor 2010 08:43

Dragash
- Nga 174 maturantë, pa i llogaritur ata të gjimnazit shoqëror, rezultatet e të cilëve ende nuk kanë arritur, sukses pozitiv kanë treguar 123 sish, ose 70.7 për qind. Këto të dhëna i konfirmoi dje drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit, në Dragash, Hajri Ramadani. Ai tha se maturantët e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, kësaj radhe e kanë përballuar me mjaft sukses testin e pjekurisë.
Ndërkaq, sipas Ramadanit, nga pesë maturantët e komunitetit boshnjako-goranë, të cilët mësimet i kanë ndjekur në këtë shkollë, dy prej tyre e kanë përballuar testin.
Morin - Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve midis dy shteteve.
Në bazë të kësaj marrëveshje, daljet nga Shqipëria do të kontrollohen vetëm në pikën kufitare të Kosovës ndërsa hyrjet, vetëm në pikën doganore të Shqipërisë, që do të thotë se kontrolli i pasaportave do të kryhet vetëm në një doganë.
Marrëveshja në fjalë është nënshkruar të mërkurën në Morin të Kukësit nga dy ministrat e Brendshëm, Lulzim Basha dhe Bajram Rexhepi.
Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi për tre muajt e verës, kur fluksi i qytetarëve nga Kosova që ia mësyjnë bregdetit shqiptar, është tejet i madh.
Podgoricë - Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka vlerësuar se në mes të Malit të Zi dhe Kosovës nuk ekziston problemi i vijës kufitare.
Sipas Gjukanoviqit, ky është vlerësim edhe i pushtetit zyrtar të Kosovës, ndërsa raportet mediale rreth kësaj çështjeje, kryeministri malazez i ka përshkruar si, probleme të shfrytëzimit të kullosave, në zonën kufitare, midis Malit të Zi dhe Kosovës. Ky problem, siç ka shpjeguar Gjkuanoviq për radion publike të Malit të Zi, ekziston në të dy anët, mirëpo nuk është problem kufitar.
Prishtinë – Aktori, Bekim Fehmiu, do të prehet në Kosovë. Miku i tij, Milazim Salihu, ka thënë se trupi i aktorit të madh do të digjet, siç e ka lënë ai amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren, nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij. 
Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren. Miku i tij tha se Fehmiu e ka lënë amanet në një letër, që trupi i tij të prehet në Kosovë.
Sipas Salihut, ceremonia do të jetë familjare dhe modeste, ashtu siç ka kërkuar i ndjeri. Në të do të marrin pjesë e shoqja, Branka Petriq, dhe dy djemtë, Hedoni dhe Uliksi.
Share