• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Guatemala: Kiameti nuk është larg!
e Enjte, 10 Qershor 2010 10:19
kiameti_guatemalaGuatemala City - Mbi 100 të vdekur, disa dhjeta persona të zhdukur, e mijëra të tjerë të mbetur pa strehë. Këto janë pasojat e stuhisë “Agatha” në Guatemalë. Mirëpo, të gjitha këto pasoja kanë mbetur në hije, pasi që banorëve të këtij shteti të Amerikës Qendrore u ka hyrë frika në palcë. Ata kanë frikë se është afruar dita e gjykimit.
Për këtë konstatim, ata janë të bindur pas hapjes së një grope të madhe në qendër të kryeqytetit Guatemala City.
Bëhet fjalë për një gropë 60 metra të thellë dhe 30 metra të gjerë. “Dyert e ferrit janë hapur”, janë komentet që janë bërë në lidhje me fotot që janë publikuar në Youtube. Dikush tjetër ka shkruar: “Fundi i botës është afër”.
Duket se vorbullat e ujit e kanë dëmtuar nëntokën gëlqerore të zonës, duke shkaktuar formimin e një grope. Sipas një dëshmitari, të cituar nga CNN, një ndërtesë trekatëshe është përpirë nga kjo gropë.
Share