• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 07 Qershor 2010 08:51

Prishtinë
- Serbia duhet të mësohet me atë, se Kosova është e pavarur dhe se në të ardhmen duhet të zhvillohen marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë në një intervistë për RTK-në ish-emisari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i cili është duke i përcjellë proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Ish-presidenti finlandez ka thënë se vendimi i GJND-së do të shtyjë proceset edhe në veri, prandaj për implementimin e pakos edhe në këtë pjesë të Kosovës nevojitet kohë.
Prishtinë - Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uiliam Uoker, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se nuk është i kënaqur me zhvillimin e Kosovës, pas luftës, ndërsa për këtë gjë ai fajëson, si ndërkombëtarët ashtu edhe vendorët.
Uoker ka thënë se gjithçka ka mundur të arsyetohej gjatë administrimit të UNMIK-ut, por periudha pas pavarësisë ka pasur mundësi të shumëfishta, sidomos në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ai ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar që nuk ka bërë punën më të mirë për t’i lëvizur gjërat përpara, ndërsa thotë se nuk janë pa faj as liderët vendorë, të cilët nuk kanë vepruar në përfitimet e vendit në përgjithësi, por më shumë janë kujdesur për interesa të partisë, të rajonit prej nga vijnë, si dhe për interesa të familjeve të tyre.
Prishtinë - Politikania serbe Rada Trajkoviq thotë se Serbia duhet ta orientojë gjithë energjinë drejt lobimit për një raportim sa më të mirë të GJND-së, për forcimin e kapacitetit shtetëror, në kuptimin ekonomik dhe të sigurisë dhe të procesit integrues drejt BE-së dhe NATO-s, duke qenë se Beogradi nuk ka kapacitete që në këtë moment të negociojë për statusin e Kosovës.
Sipas saj, Serbia, në këtë moment, është e kushtëzuar me projekte financiare dhe me proceset integruese evropiane dhe do t’i duhej që të bëjë kompromise, të cilat me siguri se nuk do të sillnin diçka që do të nënkuptonte mundësinë e kthimit të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë.
Trajkoviq shprehet se Beogradi dhe Prishtina, duhet t’i qasen urgjentisht komunikimit të ndërsjellë, bisedimeve, marrëveshjeve dhe proceseve të pajtimit.
Prishtinë - Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar për vazhdimin e reformave dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, duke e shtyrë sërish shqyrtimin e pozicionit të saj në Qeverinë aktuale.
Vendimet janë marrë të shtunën, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku nënkryetari i parë i saj, Eqrem Kryeziu, ka thënë se partia ka vendosur që zgjedhjet në LDK, të mbahen gjatë vjeshtës së këtij viti.
Lidhur me kërkesat e disa zyrtarëve të saj, si Isa Mustafa dhe Fatmir Rexhepi, për rishqyrtimin e pozicionit të LDK-së në Qeveri me Partinë Demokratike të Kosovës, Kryeziu tha se kjo çështje është më shumë individuale sesa qëndrim i partisë.
Share