• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 04 Qershor 2010 10:23

Brod
- Zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Qeverisë së Finlandës, kanë vlerësuar lart zbatimin e 17 projekteve demonstruese, në kuadër të projektit të UNDP-së “Mbështetja përgatitore e zhvillimit të qëndrueshëm të komunës së Dragashit”, shumica e të cilave tanimë kanë përfunduar, ndërsa disa prej tyre janë në fazën përfundimtare.
Ky vlerësim ka dalë nga konkluzionet e punëtorisë dyditore, të mbajtur në fshatin Brod të Gorës së Dragashit. Në këtë punëtori ishin rreth 90 pjesëmarrës nga struktura të ndryshme, ku përfituesit e projekteve kanë prezantuar rezultatet e arritura.
Dragash - Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, është shprehur i kënaqur me realizimin e projekteve që janë realizuar nga zyra e UNDP-së në Dragash, duke konsideruar se këto projekte kanë ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Jenuzi ka theksuar se përfitimi më i madh i komunës, nga projekti i UNDP-së, është hartimi i Planit Zhvillimor Komunal, i cili do të jetë një dokument bazë për zhvillimin e komunës në të gjitha fushat e jetës dhe se projekti në fjalë do t’i joshë biznesmenët vendorë dhe të jashtëm, për investime kapitale në komunën e Dragashit.
Dragash - Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) , dje kanë qëndruar në Dragash, ku janë takuar me punëtorët e arsimit, nga dy komunitetet e këtushme, si dhe me zyrtarët lokalë të Arsimit. Në takim është debatuar rreth Kornizës së Kurrikulumit të Arsimit, ku janë dhënë sqarime mbi kornizat e këtij dokumenti të arsimit të reformuar në Kosovë. Njëherësh, në këtë takim është kërkuar nga arsimtarët e pranishëm, që vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, t’i shfaqin para përfaqësuesve nga kjo ministri, duke shfaqur gatishmërinë që vërejtjet të bëhen pjesë e përpilimit të këtij dokumenti të rëndësishëm.
Kopenhagë - Ditën e parë të vizitës zyrtare në Finlandë, kryeministri, Hashim Thaçi, e ka filluar me një takim që ka zhvilluar me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, ish-presidentin Martti Ahtisaari.
Kryeministri Thaçi e ka njohur presidentin Ahtisaari me progresin që Kosova është duke e shënuar në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të saj, si shtet i pavarur. “Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar me përgjegjësinë e tyre të plotë, për të jetësuar të gjitha obligimet e tyre në procesin e shtetndërtimit dhe ndërtimit të paqes në rajon”, është shprehur Thaçi.
Kopenhagë - Ish- presidenti Marti Ahtisaari, siç thuhet në një kumtesë të Zyrës për informim të Kryeministrisë së Kosovës, ka shprehur mbështetjen e tij për vendin tonë, në rrugën e ndërtimit të pavarësisë.
Ai ka shprehur bindjen e tij të plotë se propozimi i tij gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka qenë e vetmja alternativë për Kosovën, dhe vazhdon të jetë mbështetës i pavarësisë së vendit tonë.
Athinë - Ushtria e Greqisë në mënyrë masive do ta zvogëlojë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në vendin tonë, derisa Athina po lufton kundër krizës madhore të borxheve, njoftoi dje Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke. “Më se 600 ushtarë grekë dhe personel mbështetës, do të tërhiqen gradualisht nga Kosova, duke filluar në muajin nëntor të këtij viti, sipas planit më të gjerë për tërheqje të paqeruajtësve të NATO-s”, ka thënë zëdhënësi i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, Nikos Bonoras.
Share