• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohen pesë qytetarë - Vehabi?
e Diel, 23 Maj 2010 12:34
armetPrizren - Pesë persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me sektin fetar “Vehabi”, janë arrestuar, ndërsa një sasi armatimi, llojesh të ndryshme, është konfiskuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar në orët e vonat të së premtes, në tetë lokacione njëkohësisht, përfshirë edhe Prizrenin.
Personat e arrestuar, sipas burimeve brenda policisë, janë shtetas kosovarë, ku tre prej tyre i përkasin nacionalitetit boshnjak (Idriz Biljibani, Mustafa Ymeri dhe Ismail Skenderi) ndërsa dy të tjerë janë shqiptarë (Hadith Miftari dhe Armend Kalenderi), për të cilët besohet se kanë lidhje me sektin islamik “Vahabi”, dhe se veprojnë në komunën e Prizrenit. “Policia ka kryer bastisjen, me dyshimin se personat në fjalë posedojnë ilegalisht armë. Në bazë të të dhënave të inteligjencës, kishte dyshime të bazuara, se ata mund të kenë qenë në përgatitje të veprave penale, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë një zyrtar policor, në kushte anonimiteti.
Sipas tij, urdhër-bastisja është lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prizren dhe, në aksionin e kryer të premten mbrëma, policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme të armatimit. “Informatat kanë rezultuar të jenë të sakta, sepse gjatë bastisjeve në tetë lokacione janë konfiskuar kallashnikovë me pesë karikatorë dhe 150 fishekë, pushkë gjysmë automatike me 89 fishekë, pistoletë TT me 8 fishekë, pistoletë CZ, pushkë automatike, pushkë gjuetie, pushkë ajrore, pesë palë dylbi, pranga, dy jelekë antiplumb, uniforma ushtarake dhe pesë kompjuterë lap-top”, ka saktësuar një burim brenda policisë.
Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se aksioni ka nisur pas një planifikimi disamujor të policisë, për shkak të dyshimeve ndaj disa personave, që mund të kenë lidhje me veprimet e kundërligjshme, ndërsa dyshohet se ata mund të kenë lidhje me Vehabitë. Krasniqi konfirmoi se janë arrestuar pesë persona, të cilët ndodhen në paraburgim.
Bastisja është kryer në gjashtë lokacione, brenda Prizrenit, dhe në dy të tjera, në fshatin Lubizhdë. Ndërkohë, është bastisur edhe selia e Shoqatës Humanitare “Sinqeriteti”, ku është marrë një sasi materiali kompjuterik. Në këtë shoqatë, një person ka tentuar të rezistojë me revole.
Zëdhënësi i policisë, Hazir Berisha, sqaroi se në këtë operacion janë angazhuar rreth 120 policë dhe eprorë të tyre, nga njësitet e ndryshme. “Gjatë operacionit të koduar ‘Renea’, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar armë të ndryshme, telefona celularë, dhjetë palë uniforma ushtarake, disa jelekë anti-plumb, dylbi, pranga dhe materiale të tjera”, tha Berisha, duke saktësuar se në këtë operacion janë konfiskuar armë të tipit Kallashnikov, disa pushkë gjysmë-automatike, pistoleta, si dhe disa lloj thikash.
Sipas policisë, pas këtyre arrestimeve do të hetohet edhe për rastin e sulmit fizik të një personi, punonjës i administratës tatimore, që ishte rrahur tri ditë më parë, në Prizren, ndërsa ai dyshonte se sulmi mund të ketë ardhur nga persona të sektit Vehabi, pasi ai nuk ishte në marrëdhënie armiqësore me askënd, por herë pas here shpërndante vullnetarisht Biblën.
Një ditë pas aksionit policor në zyrat e shoqatës “Sinqeriteti”, ka mbretëruar heshtja. Në hyrje të konviktit të meshkujve, një poçe elektrike kishte mbetur ende e ndezur, ndërkohë që para derës së hyrjes ndodheshin një grumbull çelësash, bashkë me pamjen e disa dyerve dhe dritareve të demoluara. Në dritare vërehej njoftimi për tribunën islame, që parashihej të mbahej të shtunën në Shtëpinë e Kulturës, me mysafirin, Sadulla efendi Bajrami, hoxhë nga Kumanova. Anëtarë të kësaj shoqate nuk kanë pranuar të japin deklarata. Ndërkaq, banorët e lagjes “Kurillë” nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen e së premtes. Sipas tyre, policia është përkujdesur që aksioni i tyre të mos shihet nga qytetarët përreth. Ata kanë shprehur dyshime për mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve jashtëligjore në konviktin e shoqatës “Sinqeriteti”.
Në anën tjetër, kryeimami i degës së Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Ali Vezaj, ka pohuar se ky institucion është në dijeni për veprimtarinë e kësaj shoqate, porse me BIK-un nuk kanë zhvilluar kontakte zyrtare. “Ata nuk kanë vepruar nën hierarkinë e Bashkësisë Islame”, ka vërtetuar Vezaj.
Share