• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkolla e Bellobradit, 48 vjet e njëjtë!
e Enjte, 20 Maj 2010 20:42
shkolla_bellobradBellobrad - Në shënimin e një gjysmëshekulli, që nga themelimi, shkolla fillore “Sezai Surroi” në Bellobrad, të enjten organizoi një manifestim madhështorë para nxënësve, arsimtarëve dhe qytetarëve të shumtë që ishin mbledhur për ta përcjellë këtë eveniment.
Në hapje të programit, i cili ishte përgatitur enkas për ta shënuar Ditën e Shkollës, drejtori, Elez Elezi, foli për sukseset e shumta që ka arritur kjo vatër e arsimit, gjatë dekadave të kaluara, nga e cila, siç tha, kanë dalë kuadro të profileve të ndryshme, të cilët i ndihmojnë zhvillimit të vendit. Ai ka spikatur faktin se, edhe pas tërë kësaj periudhe, kjo shkollë, me rreth 600 nxënës, të cilët vijnë nga disa fshatra përreth, ende përballet me vështirësi të mëdha, sepse, sipas tij, objekti ekzistues, jo vetëm që është tejet i vjetruar, por edhe mjaftë i ngushtë për zhvillimin normal të procesit mësimor. “Problem kryesor për arsimtarët dhe nxënësit e kësaj shkolle, paraqet godina, tejet e vjetruar, e cila na pamundëson organizimin e mirëfilltë të punës edukativo-arsimore, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të lira”, është shprehur Elezi.
Për më tepër, sipas drejtorit Elez Elezi, kjo gjendje, madje edhe rrezikon shëndetin e nxënësve dhe arsimtarëve, sidomos gjatë stinës së dimrit, kur ata janë të mbyllur tërë ditën brenda në objekt. Ai më pas ka nënvizuar se, shkolla e parë në Bellobrad është hapur për herë të parë, në vitin 1926, në gjuhën joamtare, e cila është mbyllur në fillim të Luftës së Dytë Botërore, për tu rihapur më 1945. Ndërkaq, pavarësimi i saj bëhet më 1962, duke u emërtuar me emrin e mësuesit dëshmorë, të rënë para gjysmëshekulli, Sezai Surroi, të cilin e mban edhe sot e kësaj dite.
Në përfundim të shpalosjes së historikut dhe të arriturave të kësaj vatre arsimore, nxënësit e kësaj shkolle shfaqen një program të begatshëm kulturo artistik, në ambiente të hapura.
Share