• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Veteranët e luftës, të mërkurën protestojnë!
e Diel, 16 Maj 2010 18:10
ukPrizren - E indinjuar me bastisjen e së mërkurës në shtëpinë e veteranit të luftës dhe delegatit në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Xhemshit Krasniqit, të cilën e kreu policia e EULEX-it, dega e OVL të UÇK-së ka paralajmëruar një protestë gjithëpopullore. Kryetari, Naser Berisha, ka thënë se protesta do të mbahet të mërkurën e ardhshme, në qendër të qytetit të Prizrenit. “Përmes kësaj proteste, veteranët e luftës së UÇK-së do ta ngrejë zërin, në mënyrë paqësore, kundër bastisjes së shtëpisë së veteranit të luftës dhe anëtarit të kryesisë së OVL të UÇK-së, Xhemshit Krasniqit, si dhe sjelljeve brutale të policisë së EULEX-it, gjatë kësaj bastisje”, ka thënë Berisha, duke shtuar se në këtë protestë do të kërkohet që EULEX-i t’i lërë rehat veteranët e luftës, të cilët, sipas tij, e kanë bërë një luftë të pastër dhe dinjitoze për çlirimin e atdheut të okupuar nga forcat serbe. Berisha tha se EULEX-i duhet të merret më shumë me kapjen dhe dënimin e kriminelëve serbë, të cilët kanë bërë masakra ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare. “Veprimet e fundit të EULEX-it, kundër veteranëve të luftës, jo vetëm në Prizren por edhe gjetiu në Kosovë, janë tendencioze, të bazuara në ligjet e Serbisë dhe të drejtuara nga Serbia. Andaj, si të tilla, janë të papranueshme dhe nënçmuese, jo vetëm për veteranët e luftës por edhe për gjithë popullatën e Kosovës”, ka thënë Berisha, i cili ka paralajmëruar se në protestën e së mërkurës do t’i thuhet STOP EULEX-it, i cili, sipas tij, po merret me provokime, shqetësime, bastisje dhe arrestime të veteranëve të luftës së UÇK-së. Në të kundërtën, thotë Berisha, veteranët e luftës do të detyrohen që t’i mbrojnë vlerat e tyre me çfarëdo çmimi që e kërkon koha. Sipas tij, nëse EULEX-i do të vazhdojë të sillet ndaj veteranëve të luftës, ashtu siç është sjellë deri më tani, OVL e UÇK-së do ta ndryshojë formën e reagimit nda sjelljeve të EULEX-it.
Ndryshe, Berisha ka mohuar raportimet e disa medieve, kinse Xhemshit Krasniqi është arrestuar nga policia e EULEX-it, me rastin e bastisjes së shtëpisë së tij. “Xhemshiti nuk ka qenë në shtëpi gjatë bastisjes. Ai gjendet në pushim vjetor”, ka thënë Berisha.
Share