• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 13 Maj 2010 08:29

Dragash
- Në përfundim të një projekti që ka mbështetur UNDP-ja, e që e ka implementuar Zyra për Barazi Gjinore në Dragash dhe Bordi Inicues i Grave të Dragashit, pas një pune të suksesshme tremujore, dje në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Dragash, gratë nga dy komunitetet e kësaj komune kanë hapur zyrtarisht ekspozitën e punëdoreve artizanale.
Lindita Piraj, koordinatore e projektit “Gratë e Dragashit ruajnë Kulturën dhe Traditën vendore”, ka folur për punën që kanë bërë gratë e Opojës dhe Gorës, rreth përgatitjes së punimeve artizanale. “Projekti është realizuar me mjaft sukses, ngase, pos përfshirjes së drejtpërdrejt e më tepër se 300 femrave, ka pasur edhe efekt anësor tek shumë femra të tjera, tek të cilat është shtuar optimizmi, se me angazhimin e tyre, pos që kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, i japin edhe një kontribut material familjeve të tyre”, tha Piraj, sipas të cilët kjo ekspozitë, do të mbetet e hapur deri të premten.
Prizren - Policia e EULEX-it, dje në Prizren ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Xhemshit Krasniqi, i cili nga prokuroria speciale e Kosovës konsiderohet si i dyshuar për kryerjen e krimeve kundër popullatës civile, gjatë vitit 1999, në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Forca të mëdha policore kanë bllokuar rreth mesditës qarkullimin drejt shtëpisë së Krasniqit dhe kanë kryer bastisjen, në bazë të vendimit të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka vlerësuar se në këtë mënyrë, mund ta arrestoj të dyshuarin dhe të zbuloj prova materiale për procedurën penale kundër tij.
Prizren - OVL e UÇK-së në Prizren, ka reaguar dje, pas bastisjes së shtëpisë së Xjimshit Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së, ku është kundërshtuar ky veprim i EULEX-it. Në një komunikatë për media, të cilën e ka lëshuar kryesia e veteranëve, pas mbledhjes së jashtëzakonshme, në lidhje me këtë rast, thuhet se bastisja e shtëpisë së Xhemshit Krasniqit, ua ka bërë me dije të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, se lufta e pastër çlirimtare, po konsiderohet krim dhe e pavlerë. “Duke pasur parasysh se, deri më tani, asnjë gjë pozitive nuk erdhi nga ky mision, por vetëm u përkujdes që Kosovën dhe zhvillimin e saj ta lë prapa, ne do të detyrohemi në shqyrtimin e ndërrimit të formës së reagimit”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Prizren - Policia ka identifikuar keqbërësit në një shkollë fillore të Prizrenit.
Hetues policorë nga Stacioni i Prizrenit, pas një pune hetimore disa javëshe, kanë identifikuar tre të dyshuar të mitur, dhe po i ndjek edhe tre të tjerë, të cilët kanë dëmtuar Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren. Disa prej të dyshuarve kanë qenë nxënës të kësaj shkolle, bën të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha.
Sipas tij, kallëzimi penal ndaj të dyshuarve është ngritur dhe se do t’i kaloj prokurorisë për trajtim të mëtejmë.
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës, që nga fillimi ka qenë e përkushtuar për forcimin e shtetit ligjor, me qëllim që të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh pozitën shoqërore, politike dhe institucionale, të mos jenë mbi ligjin dhe as kundër sundimit të ligjit, thuhet në një deklaratë për media të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë deklaratë thuhet se PDK-ja është bindur që gjatë kësaj legjislature ka qeverisur me legjitimitet të plotë, duke hapur perspektiva të reja për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Tiranë - Partia Demokratike e Kryeministrit Sali Berisha, në Shqipëri, ka refuzuar që publicisti kosovar të jetë ndërmjetësues mes PD-së dhe PS-së. Sali Berisha, siç thuhet në mediat e Shqipërisë, nuk i ka besuar sinqeritetit të iniciativës që ka ndërmarrë ditë më parë Surroi.
Të hënën, kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtëm, u takua me presidentin, Bamir Topi, për të diskutuar rreth rolit të tij prej ndërmjetësuesit. Në ndërkohë, PS-ja ka pranuar që Veton Surroi të ndërmjetësojë. Vetë Surroi, i kontaktuar me telefon nga Klan Kosova, nuk ka dashur të flasë për këtë çështje, duke i thënë gazetarit që mos ta pengojë.
Zagreb - Kroacia ka kërkuar transferimin dhe gjykimin në Kroaci të Dragan Vasiljkoviqit, i njohur si Kapiten Dragani. Ky i fundit u arrestua Australi, me akuzën e lëshuar nga shteti kroat për krime lufte, gjatë konfliktit të viteve ’90-ta në Kroaci.
Kapiten Dragani ka qenë komandant i njësiteve paraushtarake serbe në Kroaci dhe dyshohet se ai ka kryer krime ndaj popullatës civile.
Share