• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Duhani, dy herë i dëmshëm!
e Mërkurë, 12 Maj 2010 10:29
cigaretUashington - Personi që pi duhan, dëmtohet, si nga toksina që thith ashtu edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe që e thith përsëri nëpërmjet ajrit. Një studim i ri tregon se personi që pi duhan dëmtohet, jo vetëm nga toksina që thith drejtpërdrejt, por edhe nga toksina e tymit që nxjerr dhe e thith nëpërmjet ajrit.
Duhanpirësit e dinë se cigaret janë të dëmshme për shëndetin e tyre, por jo edhe faktin se duhani mund të jetë edhe më i dëmshëm seç dihet aktualisht.
Një studim i ri tregon se duhanpirësi mund ta thithë tymin që lëshon dhe kjo është njësoj, sikur të  konsumojë cigare shtesë.
Mjekët nga Instituti Kombëtar për kërkime në fushën e Kancerit në Itali, morën në shqyrtim duhanpirës të cilët punonin në mjedise të mbyllura, në sipërfaqe të vogla, si për shembull ata që punojnë nëpër kioska gazetash, e që janë lokale gjysmë të mbyllura dhe ku ajri qarkullon me vështirësi. Shkencëtarët përdorën mostra ajri nga mjedisi i kioskave të mbyllura, për të matur ekspozimin ndaj tymit të duhanit të çdo personi që punonte aty dhe pinte duhan. Ky ajër përbëhej nga tymi që ata nxirrnin nga goja, pasi e kishin kaluar nëpër mushkëri, siç ndodh zakonisht gjatë procesit të pirjes së duhanit; njeriu e thith tymin dhe pastaj e nxjerr nga goja dhe hunda. Kjo e bën atë njëkohësisht duhanpirës dhe ekspozues pranë një duhanpirësi, që është vetja e tij. Pas përllogaritjeve, shkencëtarët arritën në përfundimin se akumulimi i tymit të nxjerrë nga personi që pi duhan në vende gjysmë të mbyllura, është i barabartë me tymin e thithur nga tri cigare.
Shkencëtarët thonë se kjo është një arsye më shumë për t'a lënë duhanin, ose të paktën duhani të mos pihet në hapësirat e ngushta, si makina apo mjedise ku ajrosja është e vështirë.
Share