• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosova, ende se ka Ligjin e Punës!
e Mërkurë, 28 Prill 2010 21:41
punaPrishtinë - Sot është shënuar Dita ndërkombëtare në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në vendin e punës. Me këtë rast, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), edhe pse nuk ka dhënë statistika, se sa është numri i këtyre viktimave, kanë thënë se ky fenomen është shqetësues për institucionet dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi. “Meqenëse Kosova ende se ka Ligjin e Punës, shumë punëtorë janë të rrezikuar, madje ka edhe nga ata që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës”, është thënë sot në Ditën ndërkombëtare që përkujton punëtorët, të cilët kanë vdekur në vendin e punës.
Përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë thënë se të drejtat e punëtorëve në Kosovë shkelen në mënyrë drastike. Kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se punëtorët në shumë raste janë të rrezikuar, për shkak të mungesës së infrastrukturës ligjore. “Ligji i Punës, si ligj, garanton të drejtat e punëtorëve. Por, njëkohësisht, ky ligj sanksionon ata, të cilët nuk i respektojnë të drejtat e tyre. Në mungesë të këtij ligji, punëtori kosovar është në një gjendje mjaftë të pa lakmueshme, në një mënyrë edhe diskriminuese, për shkak se kujdesi ndaj punëtorëve në vendin e tyre të punës, pa këtë ligj, cenohet jashtë mase”, ka thënë Arifi.
Edhe pse BSPK-ja nuk ka statistika, se sa punëtorë në Kosovë kanë humbur jetën në vendin e punës, sipas kësaj organizate, punëtorët më të rrezikuar janë ata që punojnë në sektorin privat, respektivisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Ndryshe, dje, një 30-vjeçar, nga komuna e Klinës, ka gjetur vdekjen në vendin e punës, në një ndërmarrje private. Prej ndërmarrjeve publike, Korporata Energjetike e Kosovës njihet si njëri nga institucionet, ku punëtorët janë më të rrezikuar. Prej pasluftës, në këtë kompani, në orar të punës kanë humbur jetën më shumë se 25 persona, ndërsa 30 për qind e punëtorëve janë lënduar.
Besa Luzha, nga Fondacioni Gjerman “Friedrich Ebert Stiftung”, ka thënë se sindikatat duhet të angazhohen më tepër në identifikimin e rasteve. Njëherësh, sipas saj, të bëhet presion tek autoritetet kompetente që ta rregullojnë infrastrukturën ligjore, lidhur me këtë çështje. "Ajo çka është me rëndësi... Rrethanat kanë ndryshuar në kohët e tashme. Sindikatat duhet të jenë më të fuqishme dhe më bashkëpunuese me punëdhënësit, në mënyrë që të gjejnë një formë më të mirë të sigurimit të kushteve më të mira për punë”, ka thënë Luzha, duke kërkuar më shumë presion tek institucionet, në mënyrë që të aprovohet sa më parë Ligji i punës. “Të bëhet presion më i madh për aprovimin e Ligjit të punës, Ligjin për mbrojtjen dhe sigurinë në punë, Ligjin e sigurimeve shëndetësore, Ligjin për pensionet dhe të gjitha masat e tjera që duhet t’i kenë punëtorët”, është shprehur Luzha.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sipas kreut të saj, ka ngritur shqetësimet e punëtorëve kosovarë tek autoritetet kompetente, por ende nuk ka diç konkrete në këtë drejtim. “BSPK-ja vazhdimisht do ta ngrejë zërin, që kjo punëtori dhe ky shtet i ri të funksionojnë në bazë të ligjeve dhe të mos ketë njerëz mbi ligjin. Sepse, duke mos i pasur këto ligje dhe duke mos i respektuar ato që i parasheh ligji, faktikisht po bëhet diskriminim ndaj punëtorëve. Te ne, pas përfundimit të luftës, kanë ndodhur shumë raste të vdekjeve në vendin e punës”, ka thënë ka Haxhi Arifi, nga BSPK-ja.
Që nga viti 1996, 28 prilli njihet si Dita botërore përkujtimore për punëtorët që kanë vdekur, janë lënduar apo sëmurë në vendet e tyre të punës. Kjo datë, në Kosovën shtet, u shënua pa ligjet bazë që rregullojnë marrëdhëniet mes punëtorit dhe punëdhënësit.
Share