• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 27 Prill 2010 08:33

Prizren
- Sot, me fillim në orën 14:00, në amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit në Prizren, mbahet një ligjëratë me temën "Droga është zero-jeta një".
Pjesëmarrës në ligjëratë do të jenë nxënësit e klasave të dhjeta të shkollave të mesme të Prizrenit, të cilët do të njihen për ndikimin që kanë drogat në shëndetin e përdoruesve.
Në këtë ligjëratë shpjegimet e tyre para nxënësve do t’i japin mjekët kompetent, ndërsa për aspekte ligjore, do të ligjërojnë pjesëtarë të policisë.
Prishtinë - Policia ka konfirmuar se ka arrestuar shtatë persona, përkrahës të lëvizjes “Vetëvendosje”. Më herët, një përfaqësues i kësaj lëvizje ka thënë se të arrestuarit janë aktivistë të saj.
Glauk Konjufca tha se policia ka arrestuar disa aktivistë të "Vetëvendosjes" gjatë përpjekjes për të arrestuar liderin e saj, Albin Kurtin, i cili ka marrë pjesë në një ceremoni varrimi në Prishtinë. Sipas Konjufcës, përpjekja e policisë ka qenë e dhunshme.
Shkup - Ministrat e Pushtetit Lokal të Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, Musa Xhaferi dhe Sadri Ferati, nënshkruan dje në Shkup Programin për bashkëpunim ndërkufitar mes të dy vendeve.
Ata kanë thënë se me realizimin e këtij projekti përfundon një aktivitet që është kusht për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve që do të financohen me fonde nga Programi i Bashkimit Evropian.
Romë - Shqipëria dhe Bosnja do të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën “Shengen”, deri në fund të këtij viti, bën të ditur ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini.
Ai tha se dy vendet do të inkurajohen t’i përmbushin dy apo tre parametrat në samitin e Sarajevës, më 2 qershor.
“Eurokomisioneri Fyle na tha se në konferencën e Sarajevës do të ndodhë një zhvillim pozitiv për dëshirën e Italisë, për liberalizim të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë”, ka thënë Fratini.
 
SPORT
 
Lion - Në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale për Ligën e Kampioneve, sot në Lion luajnë Olimpiku kundër Bajernit të Mynihut.
Në ndeshjen e parë të luajtur në Mynih, ekipi gjerman fitoi me rezultatin 1:0.
Olimpiku i Marsejës nuk ka qenë asnjëherë më parë pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ka fajësuar mungesën e përvojës për humbjen e javës së shkuar.
Share