• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 26 Prill 2010 08:19

Prizren
– Batalioni turk i KFOR-it, organizoi në Prizren manifestimin kulturorë tradicional “Gëzimi i Fëmijëve”,  në të cilin morën pjesë fëmijë nga anembanë Kosova.
Në manifestimin e organizuar në pallatin e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, morën pjesë edhe nxënësit nga dy shkolla të komunës së Dragashit, ata nga shkolla fillore “Nezim Berati” në Dragash dhe nxënësit nga shkolla fillore “Drita” të Krushevës. Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe personalitete të larta shtetërore, si dhe përfaqësues nga pushteti lokal i Dragashit.
Vërmicë - Shpërthimi simbolik i një eksplozivi në malet e Vërmicës së Prizrenit, pluhuri i të cilit përmbante ngjyrat e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës, të telekomanduar nga zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë, shënoi dje fillimin zyrtar të punimeve në vazhdimin e autostradës “Udha e Kombit”, në pjesën e Kosovës, që përbën projektin më të madh të infrastrukturës në vend.
Autoritetet shtetërore deklaruan se realizmi i këtij korridori, vetëm dy vjet pas pavarësisë, dëshmon se çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur janë të lirë.
Në ceremoninë e organizuar, vetëm disa kilometra larg pikës kufitare me Shqipërinë, pos autoriteteve më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë, morën pjesë edhe përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë.
Beograd - Presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se në ditët në vijim, autoritetet e Beogradit do të ndërmarrin aksionin më të madh të mundshëm ndërkombëtar, që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet sërish shfrytëzimi i shërbimeve të operatorëve serbë të telefonisë mobile.
Ai u ka thënë gazetarëve se ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet ndërkombëtare për këtë çështje. “Jam i habitur nga reagimi i EULEX-it, që me qetësi shikon thyerjen e të drejtave të njeriut, sepse EULEX-i është përgjegjës për sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Tadiq, duke shtuar se Telekomi i Serbisë është në gjendje që brenda shtatë ditësh të rivendosë aparaturën e shkatërruar.
Modena - Një aksident i rëndë rrugor në Modena të Italisë, mbrëmë i ka marrë jetën një gruaje shqiptare 37 vjeçe dhe të birit të saj 10 vjeçar.
Sipas autoriteteve italiane, dy automjete janë përplasur ballë për ballë, në njërin prej të cilëve ndodhej 37 vjeçarja shqiptare dhe fëmija i saj, ndërsa në veturën tjetër ndodheshin dy shtetas italianë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Karabinierët italianë nuk kanë dhënë detaje për shkaqet që çuan në aksidentin tragjik, ndërsa identiteti i viktimave ende mbetet i panjohur.
Share