• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 23 Prill 2010 21:00

Bellobrad
- Krerët e komunës së Dragashit, sot u takuan me qytetarët e Bellobradit, në saje të një nisme që ka ndërmarrë pushteti lokal, për të qenë sa më afër qytetarit.
Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se kjo është një metodë tjetër e debatit publik me qytetarët, pasi që mënyra e vjetër, kur qytetarët ftoheshin në Dragash, për dëgjim publik, nuk është treguar e suksesshme.
Takimi me banorët e Bellobradit, i mbështetur nga OSBE-ja, u organizua në sallën e shtëpisë së kulturës, në të cilën morën pjesë një numër i konsideruar qytetarësh.
Banorët e këtij lokaliteti kërkuan nga krerët komunalë që të angazhohen më shumë rreth disa problemeve, me të cilat preokupohen qytetarët.
Largimi i ujërave të zeza të fshatit Buzes, të cilat derdhen në burimet ujit të pijshëm të Bellobradit, vënia në funksion e rrugës së vjetër dhe parandalimi i shndërrimit të saj në deponi publike, ndriçimi publik, si dhe vendosja e shenjave të komunikacionit, ishin kërkesat më urgjente që bellobradasit ia paraqiten pushtetarëve lokal.
Prizren – Batalioni turk i KFOR-it, nesër organizon manifestimin kulturorë tradicional “Festa e Gëzimit të Fëmijëve”,  në të cilin pritet pjesëmarrja e organizuar e fëmijëve nga anembanë Kosova, si dhe një grupi fëmijësh nga Turqia.
Ky manifestim organizohet në pallatin e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, pasditen e nesërme, për të shënuar Ditën e Çlirimit të shtetit modern turk, i cili u krijua pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.
Në këtë manifestim pritet pjesëmarrja e ambasadorit turk në vendin tonë, si dhe e disa personaliteteve të larta të këtij shteti dhe udhëheqës lokalë të Prizrenit.
Dragash - Dita Botërore e Tokës, 22 Prilli, në gjithë vendin tonë u shënua dje me aktivitete të ndryshme, në të cilat morën pjesë përfaqësues të shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, nxënës, studentë dhe qytetarë.
Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore të Tokës, u organizuan edhe në komunën tonë, duke ndërmarr një aksion të gjerë për pastrimin e ambientit.
Drejtoria komunale për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit në Dragash, nga një prilli e deri më sot kishte organizuar aksione nëpër të gjitha vendbanimet, për pastrimin e mjedisit, ndërkohë që dje, me një ceremoni rasti, u shënua Dita Botërore e Tokës.
Prishtinë - Asociacioni i Turizmit të Kosovës, i mbështetur edhe nga Programi i USAID-it për Ndërmarrje Private në Kosovë, dje organizoi panairin e dytë “Dita e Turizmit në Kosovë”.
Panairi i Turizmit, me moton “Qëndroni për fundjavë - Përjetoni Kosovën”, synon të nxisë zhvillimin e turizmit dhe të josh komunitetin ndërkombëtar.
Ndër 70 subjekte që i prezantuan ofertat e tyre të turizmit vendor, mori pjesë edhe komuna e Dragashit, e cila prezantoi traditat vendore të veshjeve nga Opoja dhe Gora, artizanalet nga këto treva, si dhe ofertat konkrete që ofron kjo komunë për turistët. Pjesëmarrjen e Dragashit në këtë panair e mundësoi UNDP-ja, e cila po përgatit një plan të qëndrueshëm zhvillimor për komunën e Dragashit.
Dragash - Me rastin e ceremonisë zyrtare të fillimit të punimeve në autorrugën Vërmicë – Merdarë, e cila do të zhvillohet të dielën, Komuna e Dragashit ka organizuar transportin falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë solemnitet madhështor, ku të pranishëm do të jenë dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha.
Siç bëjnë të ditur zyrtarët komunalë të Dragashit, autobusët do të nisen të dielën në mënyrë të organizuar nga Dragashi dhe Zaplluxha, në orën 11:00.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, deklaroi se përvoja e Shqipërisë do të jetë një mbështetje e veçantë për Kosovën, në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike.
Pas një takimi që zhvilloi me Majlinda Bregun, ministre e Integrimit në Qeverinë e Shqipërisë, kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me angazhimet në proceset e integrimit evropian, që e konsideron si një nga prioritete kryesore.
Në takim është rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushën e integrimit.
Beograd - Autoritetet në Prishtinë, në mëngjesin e sotëm kanë mënjanuar transmetuesit e telefonisë mobile të Serbisë, në pjesën qendrore të Kosovës, bëjnë të ditur agjencitë serbe të lajmeve.
Radio Televizioni i Serbisë ka informuar se njësitet speciale të policisë së Kosovës, kanë çmontuar pajimet e telefonisë mobile të ndërmarrjeve nga Serbia.
Zyrtarët kosovarë, ndërkaq, nuk kanë dashur t’i komentojnë këto pohime të shtypit serb, por kanë premtuar se shumë shpejtë do të dalin me një kumtesë rreth kësaj çështje.
Prishtinë - Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, e ka cilësuar si të përfunduar mandatin e misionit të OKB-së në vendin tonë, duke e përjashtuar mundësinë e ndërmjetësimin e këtij misioni në çfarëdo bisede mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në një bisedë me BBC-në, Kuçi tha se me Beogradin zyrtar do të bisedohet, vetëm për çështjet e bashkëpunimeve rajonale dhe të integrimeve evropiane, por jo edhe për organizimet e brendshme juridike dhe kushtetuese të Kosovës si dhe të integrimit të pakicave.
Deklaratat e Kuçit pasuan gatishmërinë e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, i cili një ditë më parë shprehu gatishmërinë për ndërmjetësim në dialogun me Beogradin.
Share