• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi - komuna më e qetë në Kosovë!
e Mërkurë, 07 Prill 2010 19:17
DragashiDragash - Në mbledhjen e Këshillit Komunal të Dragashit për Siguri në bashkësi (KKSB), e cila u mbajt të mërkurën, u tha se komuna e Dragashit kryeson në nivelin republikan, për nga qetësia dhe siguria që mbretëron në këtë rajon.
Kryesuesi i këtij Këshilli, Salim Jenuzi, fillimisht falënderoi popullatën e kësaj komune, për të cilën tha se është bartëse e kësaj gjendje të lakmueshme, ndërkohë që mirënjohje iu drejtoi edhe përfaqësuesve të policisë, për të cilët tha se po e kryejnë punën e vet me përgjegjësi dhe maturi. “Janë qytetarët ata që iu takon merita për mbretërimin e kësaj gjendje të lakmueshme në këtë hapësirë me popullatë të përzier. Pastaj meritat u takojnë edhe pjesëtarëve të policisë, të cilët me maturi menaxhojnë situatën”, tha Jenuzi.
Një raport të zgjeruar mbi gjendjen e sigurisë për periudhën, nga viti 2007 e këndej, e paraqiti komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Gëzim Zogaj, i cili tha se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë vrasje, por shqetësuese mbetet gjendja në komunikacion. “Asnjë vrasje nuk ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Madje nuk kemi as vepra të rënda të karaktereve të tjera, por ende mbetet shqetësues fakti, se në komunikacion kemi shumë vepra kundërvajtjeje. Apelin kryesor e drejtojmë tek drejtuesit e automjeteve, nga të cilët kërkojmë më shumë disiplinë dhe respektim të rregullave në komunikacion”, tha Zogaj, i cili prezantoi edhe Planin veprues të policisë për situata të jashtëzakonshme, në të cilin plan parashihet kyçja e organeve të tjera, të cilat do t’i merrnin rolet e veta për këto situata.
Për të njoftuar Këshillin më gjerësisht, në lidhje me këtë plan, në mbledhje mori pjesë edhe komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi. Ai tha se përpilimi i këtij plani do ta rritte shkallën e gatishmërisë për çdo situatë. “Në situata të tilla, secili do të duhej të dinte për rolin dhe vendin se ku duhet të jetë. Prandaj është konsideruar si hap pozitiv përpilimi i këtij plani”, tha Krasniqi, i cili e konsideroi gjendjen e sigurisë në Dragash, si më të qetën në tërë vendin.
Në përfundim të kësaj mbledhjeje, Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi, kërkoi që të zhvendoset tregu javor, i cili, siç u tha, aktualisht bllokon institucionet relevante, siç janë Emergjenca, Zjarrfikësit dhe Policia. Gjithashtu, u kërkua edhe hapja e një rruge unazore në qytezën e Dragashit, si dhe heqja e rrethojave, të cilat i kishte vënë kontingjenti turk i KFOR-it, derisa ishte i vendosur në hotelin e Dragashit.    
Share