• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Enjte, 25 Mars 2010 22:09

Suharekë
- Kryetari i Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, ka pritur të enjten në takim shefin e EULEX-it, Iv de Kermabo, me të cilin ka biseduar rreth çështjeve të sundimit të ligjit, doganave dhe policisë, përgjegjësi të cilat i ka ky mision evropian në vendin tonë. “Bindja ime është se situata ekonomike dhe e sigurisë janë të lidhura mes veti. Nëse duhet të kemi një ekonomi të mirë dhe investime të reja, atëherë duhet të kemi siguri”, tha Kermabo.
Kuçi dhe Kermabo vizituan Qendrën për shërbime të qytetarëve dhe Qendrën për mbështetje të biznesit, për tu njohur me shërbimet dhe sigurinë e dokumentacioneve të qytetarëve.
Shefi i EULEX-it, të martën ka vizituar edhe Dragashin, me po të njëjtin qëllim.
Tiranë - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, ka deklaruar se Kosova e ka vendin në NATO. Ai ka theksuar se pjesë e strategjisë së NATO-s në rajon, duhet të jetë edhe hyrja e Kosovës në Aleancën e Atlantikut Verior.
Në konferencën me temën, “NATO, Koncepti i Ri Strategjik dhe Shqipëria”, ishin të pranishëm zëvendësministrat e Mbrojtjes, Arjan Starova dhe Zana Xhuka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Maksim Malaj, si dhe gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka përkrahur hapjen e zyrës së Bashkimit Evropian në veri të vendit, duke thënë se, një hap i tillë shton angazhimet e institucioneve të vendit, por edhe atyre ndërkombëtare, që edhe ajo pjesë e vendit të jetë e integruar në institucionet kosovare.
Kreu i qeverisë ka shprehur besimin në strategjinë për veriun, e cila është mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që atje të funksionoj ligji, drejtësia, formimi i komunës së re të Mitrovicës, si dhe organizimi i zgjedhjeve të lira në tri komunat tjera të veriut të vendit.
“Hapja e Zyrës së BE-së në veri, është një sinjal i mirë i mbështetjes së angazhimeve tona shtetërore dhe integruese”, është shprehur Thaçi.
Prishtinë - Shtëpia e BE-së në veri të Kosovës, është pjesë e Strategjisë për veriun, e cila përçan serbët e Kosovës, tha Milan Ivanoviq, nga Këshilli Nacional Serb, duke shtuar se kjo ka si qëllim implementimin e pavarësisë së Kosovës, edhe në këtë hapësirë.
Ndërkaq, Petar Miletiq, shef i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Liberale Serbe, njëherësh edhe kryesues i sapozgjedhur i Këshillit Konsultativ për Komunitete, thotë se instalimi i Shtëpisë së BE-së, do të ishte mundësi e mirë që edhe në atë pjesë të vendit të sundoj ligji.
Prishtinë - Komisioni Evropian, në raportin e paradokohshëm për Serbinë, ka paralajmëruar Beogradin zyrtar për mos rregullimin e kufirit shtetëror me Kroacinë dhe BeH, ndërsa situata është komplikuar, pas vendimit të autoriteteve të Shkupit, që me Prishtinën të nënshkruajnë marrëveshjen për demarkacionin. “Maqedonia tashmë ka përcaktuar kufirin me Kosovën, por kur këtë ta bëjë edhe Mali i Zi atëherë do të kemi një problem të dyfishtë. Demarkacioni do të jetë një nga çështjet kontestuese, në rrugën e Serbisë drejt BE-së”, tërheq vërejtjen Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim. Sipas tij, kontesti i gjertanishëm i Kroacisë dhe Sllovenisë, është një shembull i mirë se si problemi i demarkacionit mund të ngadalësojë integrimet evropiane.
Share