• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Miradie Ramiqi, fituese e çmimit të parë!
e Mërkurë, 24 Mars 2010 13:37
miradieramiqiPoetja, Miradie Ramiqi, është fituese e çmimit të parë për poezi, në Orën letrare, e cila u mbajt të martën në Viti, në kuadër të manifestimit tradicional kulturor “Flakadani i Karadakut 2010”, i cili organizohet tradicionalisht, për nder të dëshmorëve të lirisë, veçmas komandant “Mjekrës”.
Në Orën e Madhe Letrare, e cila është pjesë e aktiviteteve kulturore njëjavore në këtë komunë, me poezitë e tyre u paraqitën 20 poetë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva.
Juria, në përbërje të Ramadan Musliut, publicist, Xhevat Latifi, poet dhe Ismail Baftiarit, çmimin e parë i ndanë, Miradie Ramiqit, e cila u paraqit me poezinë “Relikt”.
Çmimi i dytë iu nda poetit, Avni Rudaku, i cili u prezantua me poezinë “Heronjtë pa përmendore”. Ndërkaq, çmimi i tretë iu nda , Nazmi Beqirit, për poezinë “Botës’.
Organizatori i manifestimit kulturor, “Flakadani i Karadakut”, për kontributin e tyre, nderoi me mirënjohje edhe shkrimtarët, Ali Podrimja, Agim Vinca, Isak Shema, Kalosh Çelikun, gazetarin Shaqir Foniqi dhe këngëtarin, Ismet Behxheti.
Duke e hapur këtë takim letrar, kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, tha se ky eveniment kulturor që po mbahet, në përkujtim të dëshmorit, komandant “Mjekra” dhe dëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, është një dëshmi se qyteti gjithnjë ka qenë dhe mbetet kultivues i vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare.
Manifestimit kulturor “Flakadani i Karadakut 2010 “, i nënti me radhë, vazhdon ditëve tjera me aktivitete të ndryshme kulturore, ndërsa mbyllet me Festivalin e shoqërive kulturo-artistike dhe ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare.
Share