• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 23 Mars 2010 18:37

Dragash
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj, sot qëndroi në Dragash, për tu njohur me gjendjen ekonomike të kësaj treve.
Pas takimit që pati me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, Beqaj u njoftua me nevojat dhe vështirësitë që ka kjo komunë, në synimin e saj drejtë zhvillimit ekonomik.
Kreu i OEK-së vizitoi industrinë e tekstilit “Rematex”, në Dragash dhe Industrinë e Mishit “Meka”, të cilat i vlerësoi si biznese të suksesshme.
Problem kyç që ka identifikuar Beqaj, është energjia e dobët elektrike, e cila nuk po arrin t’i furnizoj këto biznese. Ai është zotuar se këtë problem do ta parashtroj në organet më të larta të vendit, në mënyrë që kjo pengesë t’iu largohet ndërmarrjeve.
Dragash - Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, sot vizitoi Dragashin, për tu njohur me gjendjen e sigurisë dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Pas takimit me kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, Kermabo tha se Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i njohurive rreth kësaj çështje.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se e ka njoftuar shefin e EULEX-it mbi gjendjen e sigurisë, të cilën ai e konsideroi të qetë dhe stabile.
Shefi i EULEX-it, ka vizituar edhe stacionin policor në Dragash, ku është njoftuar me punën e tyre, rreth ruajtjes së kësaj gjendje që u vlerësua tepër e qetë dhe stabile.
Suharekë - Nismës së kryetari të Suharekës, Blerim Kuçi, për të falë pagën për bursa studentëve të kësaj komune, iu kanë bashkëngjitur edhe katër këshilltarët në Kuvendin Komunal.
Doktori, Refki Bytyçi, Shefket Kuçi, Hamdi Bytyçi dhe Lulzim Berisha, anëtarë të KK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë vendosur që edhe ata t’i dedikojnë të ardhurat e tyre, në fondit për bursa.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë shtypi, Bali Muharremi, nënkryetar i Komunë së Suharekës.
Beograd - Me hapjen e zyrës së “Shtëpisë evropiane”, të EULEX-it dhe Komisionit Evropian, në veri të Mitrovicës, krijohen parakushte për ngritjen e kredibilitetit të BE-së për realizimin e projekteve, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës së popullsisë së atjeshme, thotë i dërguari i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori italian në Prishtinë, Micheal Giffoni.
Ai ka deklaruar për gazetën "Blic" të Beogradit, se detyrë e tij është që të bashkëpunojë me njerëzit e Komisionit Evropian, për të identifikuar problemet dhe, në dialog me njerëzit në terren.
Por, ai ka theksuar se strategjia për veriun që është hartuar nga institucionet e Kosovës dhe e ka mbështetur i dërguari i BE-së Pieter Feith, nuk mund të prezantohet si dokument i BE-së.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, ka pritur dje ministrin për mbrojtjen të drejtave të njeriut dhe pakicave në Republikën e Malit të Zi, Ferat Dinosha.
Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për pozitën e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Kryeministri Thaçi, në takim theksoi rëndësinë e thellimit të raporteve të gjithanshme mes Kosovës dhe Malit të Zi, pas njohjes që Mali i Zi i ka bërë shtetit të Kosovës.
Prishtinë - Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vetëm sa do ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, vlerëson zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, duke thënë se beson në ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Çitaku po ashtu ka kundërshtuar pretendimet e diplomacisë serbe, që pas procesit në GJND-së të hapen negociata për statusin, duke theksuar se Kosova mbetet në qëndrimin për dialog të hapur për çështje konkrete, vetëm si dy shtete të barabarta.
Share