• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Premte, 19 Mars 2010 09:10

Prishtinë
- Kryeministri, Hashim Thaçi, është kthyer dje nga vizita zyrtare në Estoni dhe, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tha se çështjet kryesore për të cilat ka diskutuar me homologun estonez, kanë qenë marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe përvojat e Estonisë, në qeverisjen elektronike, standardizimi në shërbimin kadastral, sektori i bujqësisë dhe reformimi në edukim.
Kryeministri Thaçi e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën në Estoni, për të cilën tha se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë, si njëri nga shtetet që ka njohur pavarësinë e vendit tonë.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, u kthye nga vizita në Bruksel, ku të mërkurën u takua me ambasadorët e shteteve, anëtare të NATO-s, në të cilin i njoftoi ata për zhvillimet e përgjithshme të Kosovës, vizionin për ecje të mëtejshme dhe për ambicien e Kosovës që të jetë anëtare e NATO-s.
Në një konferencë me gazetarë, presidenti Sejdiu theksoi t’i ketë falënderuar ambasadorët e Këshillit të Atlantikut Verior, për mbështetjen që NATO i ka dhënë dhe është duke i dhënë Kosovës, si dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit, për partneritet aktiv dhe bashkëpunim të thellë me këtë aleancë ushtarake.
Prishtinë - Kreu i EULEX-it, Ives de Kermabon, tha dje në Mitrovicë se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje pragmatike për rifunksionimin e organeve të judikaturës, në veri të këtij qyteti.
Në takimin e parë me kryetarin e ri të Mitrovicës, ai tha se kanë diskutuar edhe për mënyrat se si mund të përmirësojnë jetën e qytetarëve, duke gjetur një zgjidhje pragmatike.
Kryetari Kastrati këtë takim e vlerësoi si shumë të rëndësishëm, për të cilin tha se ishte një takim ku është biseduar për shumë tema që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve, por jo edhe për strategjinë për veriun.
Beograd - Ambasadori i Spanjës në Beograd , Injigo de Palasio Espanja, ka deklaruar se autoritetet në Prishtinë, në konferencat ndërkombëtare që organizon BE-ja, mund të përfaqësohen, ekskluzivisht nën ombrellën e UNMIK-ut dhe në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Espanja ka thënë se ky do të jetë kusht për ftesë autoriteteve kosovare, në konferencën që është planifikuar të mbahet në fillim të qershorit, në Sarajevë.
Prishtinë - Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos, si shtet i barabartë me vendet tjera. Këtë e ka rikonfirmuar zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi.
Në takimin e planifikuar për nesër, në Bërdo të Sllovenisë, pjesëmarrjen thuhet se e kanë konfirmuar të gjitha vendet, përveç Serbisë, e cila insiston që vendi ynë të përfaqësohet në kuadër të UNMIK-ut, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.
Prishtinë - KFOR-i ia ka dorëzuar dje policisë së Kosovës sigurimin e monumentit që simbolizon Betejën e Kosovës, në Gazimestan.
Pas nënshkrimit të deklaratës për pranim – dorëzimin e përgjegjësisë, gjenerali finlandez tha se kalimi i sigurisë së këtij objekti, tek policia e Kosovës, është shembull shumë i mirë i marrjes së përgjegjësisë nga ana e vetë kosovarëve.
Ai u shpreh i bindur se policia e Kosovës është e gatshme në realizimin e kësaj detyre.
Share