• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Beqir BEQAJ   
e Martë, 16 Mars 2010 13:23
teheranNjë vit ka kaluar në kalendar, qëkur presidenti amerikan Barak Obama i bëri Teheranit ofertën revolucionare, që përkoi me vitin e ri iranian, për të ndërtuar një marrëdhënie të re respekti mes dy vendeve. Sot, mund të thuhet se Irani është një vend i ndryshuar. Regjimi është vënë seriozisht në vështirësi dhe në pikëpyetje nga Lëvizja e Gjelbër, e lindur nga kontestimi i Ahmadinexhadit në zgjedhjet e qershorit 2009. Por, tensionet 30 vjeçare që paralizojnë marrëdhëniet me SHBA-të, janë gjithnjë aty. Skifterët e luftës në Uashington po e shtyjnë Obamën, që t’i deklarojë luftë Iranit, për të shpëtuar presidencën e tij. Para se këto daulle lufte ta ngrenë edhe më lart zërin, janë dhënë dhjetë arsye, pse nuk duhet hedhur ky hap fatal.
E para: Ultrakonservatorët iranianë, mund të mbijetojnë, vetëm falë izolimit të vendit të tyre. Të ndërtosh një dialog të qëndrueshëm me Iranin e sotëm, nuk është një gjest sabotues për Lëvizjen e Gjelbër. Të dy gjërat duken madje se ndihmojnë njëra-tjetrën. Obama duhet ta denoncojë valën e represionit, dhunën dhe vjedhjet që shpërthyen në Iran. Ai duhet të mbështesë hapur të drejtën e iranianëve për të protestuar ndaj regjimit të tyre. Një vit politikë e këtij tipi, na ka çuar më larg sesa shtatë vjet të humbura, duke sulmuar këtë vend me propagandë, si vendin e aksit të së keqes, formulë kjo e ish-presidentit Bush.
E dyta: Reagimi iranian ndaj dorës së shtrirë të Obamës, ka qenë i çrregullt. Na kujtohen negociatat e Gjenevës, në tetor 2009, kur u arrit një  marrëveshje që Irani t’ia jepte një vendi të tretë uraniumin, ende të pa pasuruar, për të marrë në shkëmbim uranium të pasuruar në masën 20%, në mënyrë që të furnizonte një reaktor për kërkime shëndetësore. Dështimi i kësaj marrëveshje e zhgënjeu thellë Obamën dhe këshilltarët e tij kryesorë. Sipas Iranit, kjo ide ende nuk konsiderohet e varrosur.
Historia duhet parë me kujdes, por objektivi për të hequr nga duart e Iranit uraniumin e varfëruar dhe për ta vënë në duar të sigurta, më saktë tek japonezët, kërkon një elasticitet të madh nga ana e administratës amerikane.
E treta: Politika e bindjes, me anë të presionit, është një armë efikase. Siç e ka përcaktuar edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë një çadër mbrojtëse, për vendet mike të Gjirit Persik, të cilat janë shumë të shqetësuara nga programi bërthamor iranian. Vërejtja me vend e sekretarit të mbrojtjes, Robert Gejts, është se “Skenari i vetëm i mundshëm, që të fitosh mbi një Iran ende të paarmatosur me arsenal bërthamor, është që vetë Irani të kuptojë se, nëse i posedon këto armë, siguria e tij do të jetë më e dobët”. Dhe, mënyra më e mirë për ta arritur këtë, duket armatimi i vendeve fqinje të Iranit. Ali Khamenei, shefi suprem shpirtëror është “roja” e revolucionit islamik. Misioni i tij i parë, është mbajtja e statu quo-së. Irani nuk do të fabrikojë bombën bërthamore, nëse do të jetë i bindur se regjimi islamik do të jetë viktima e parë e saj.
E katërta: Sanksionet nuk do ta modifikojnë politikën e Iranit. Ato do të vazhdojnë të pasurojnë rojtarët e revolucionit islamik, si trafiqet paralele të armëve, të cilët kontrollojnë kanalet e furnizimit që kalojnë nga Dubai. Duket se Obama po e konsideron idenë që i sheh sanksionet si një nevojë absolute, meqë presioni i Kongresit dhe i Izraelit po rritet. Kjo është një linjë që nuk do ta mbraps Iranin, pasi ai nuk lëviz nga pozita e tij me sanksione. Kjo është provuar më shumë se një herë.
E pesta: Të sulmosh Iranin, do të thotë të shkaktosh pasoja që tashmë njihen. E provoi një herë Sadam Huseini, më 1980, dhe kjo solli çimentimin e regjimit islamik të Ajetollah Khomeinit. SHBA-të dhe Evropa e armatosën Sadamin gjatë kësaj lufte, ku Iraku përdori edhe gazin. Të sulmosh strukturat bërthamore të Iranit sot, do të ishte mjeti më i sigurt për ta çuar drejt dështimit Lëvizjen e Gjelbër dhe për të zhgënjyer rininë iraniane, duke i bashkuar vendasit rreth një ndjenje patriotike dhe nacionaliste, që do të shtynte drejt ndërtimit dhe përdorimit të bombës.
E gjashta: Sipas Agjencisë Bërthamore, Irani ndodhet nën vrojtim, sa i përket mundësisë së trafikimit të një sasie lënde radioaktive, për ndërtimin e një bombe. Inspektimi i uzinës së Natanzit vazhdon me rigorozitet. Gjithçka aty shihet deri në detaje. Irani ka nënshkruar Traktatin e Mospërhapjes së armëve bërthamore dhe SHBA-të vazhdojnë të besojnë se Teherani nuk e ka marrë ende vendimin final për ndërtimin e bombës. Ka ende kohë, të paktën edhe dy vjet, për të negociuar dhe bindur Iranin që të bëjë atë që ka bërë edhe Brazili edhe Afrika e Jugut, para tij.
E shtata: Pas zgjedhjeve të qershorit të vitit të shkuar, Irani njohu një tërmet të vërtetë represiv. Vala e dhunës brutale i largoi miliona iranianë nga qeveria e tyre, duke krijuar një situatë që të kujtonte Poloninë e viteve ’80. Por, kjo s’do të thotë se ndryshimi është eminent. Kjo do të thotë se teokracia ka përballë saj një popull që nuk dëshiron ta gënjesh. Nëse lëvizja përhapet tek sindikatat, përmes manifestimeve të shumta që janë organizuar nga këto struktura, javët e fundit, si ato në vitin 1979. Ose, nëse kasta fetare nis e humb forcën e saj të dikurshme. Se, nëse Khamenei 70-vjeçar do të vdiste së afërmi, askush s’mund ta parashikojë çdo të ndodhte. Populli iranian lufton prej një shekulli për të ndërtuar një formë qeverisjeje përfaqësuese. Më e pakta që mund të bëjnë perëndimorët, për ta mbështetur, është që të mos bien në tundimin e tyre ndëshkues. Shoqëria iraniane është njëra ndër shoqëritë më premtuese të Lindjes së Mesme, sepse aty lufta mes autoritetit të Zotit dhe autoritetit të popullit, vazhdon përditë.
E teta: Izraeli dhe Irani nuk janë vende fqinje. Janë të huaj për njëri-tjetrin. Njëri hebre, tjetri i besimit mysliman shit. Që të dy në mesin e një oqeani të besimit sunit, ku shtrihet Lindja e Mesme. Këto dy vende kanë pasur marrëdhënie diplomatike miqësore në epokën e Shahut dhe në dekadën që pasoi ikjen e tij, kur Irani ishte në luftë me Irakun. Armiqësia e tyre nuk është e paevitueshme. Për Izraelin, tashmë në luftë me arabët, hapja e një fronti të dytë më Iranin do të ishte shkatërrimtare. Hezbollahët libanezë dhe Hamasi palestinez, i mbështetur nga Irani, do të silleshin jashtë mase keq, në kushtet e një përfshirjeje zyrtare të Iranit në këtë sherr. Askush në botën arabe nuk do të bënte më dallimin mes SHBA-ve dhe Izraelit. Duke e vënë kështu aleatin kryesor të Izraelit në një provë të vështirë, që do të zhbënte në çast dorën e shtrirë të Obamës ndaj myslimanëve.
E nënta: As paqja në Irak dhe as përmirësimi i situatës në Afganistan apo edhe afrimi i palestinezëve me izraelitët, nuk do të mund të ndodhnin, pa një përfshirje direkte të Iranit. Duke e vendosur mënjanë, Irani do të vijonte të ushtronte influencën e tij turbulluese. Por, nëse SHBA-të do t’i jepnin një vend këtij shteti, Irani do ta ushtronte ndryshe influencën që ai ka në këtë pjesë të botës. Një ndryshim spektakular, si ai i marrëdhënieve amerikano-kineze, pas vizitës së Niksonit, në vitin 1972, mund të ndodhte.
E dhjeta: Që prej viteve ‘30, në mos më tepër, Irani avancon me zigzage, mes linjës perëndimore dhe asaj teokratike, me dorë të hekurt. Kjo trajektore solli fillimisht ndalimin e perçes, më pas detyrimin e mbajtjes së saj, pluralizmin politik, e më pas ndalimin e tij, hapjen e shoqërisë, e më pas mbylljen totale të saj. Sot, në 2010, një lëvizje reformiste, shpesh e çuar përpara nga gratë kurajoze, po kërkon të gjejë një ekuilibër mes besimit shit dhe instikteve republikane. Kjo lëvizje po shtypet në sytë e botës në një pellg gjaku. Sot është koha për Iranin, që të gjejë një ekuilibër mes fesë dhe pluralizmit e demokracisë, të varrosura një shekull më parë. Është koha për Shtetet e Bashkuara, që të ndihmojnë Iranin për të dalë nga izolimi i tij. Por, këtë s’do ta bëjnë dot sanksionet e pakuptimta. Edhe më pak, do ta bënte lufta dhe bombat. E vetmja formulë është ajo e qëndresës, vendosmërisë në parime, angazhimit afatgjatë dhe diplomacisë krijuese.
Share