• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Martë, 16 Mars 2010 09:25

Dragash
- Alen Nuredini, nga Klubi i Skitarisë “Arxhena”, ka zënë vendin e parë në kategorinë e Fatosave, në garat e skitarisë, që u zhvillua të dielën në Brod të Gorës së Dragashit, në kuadër të Kupës “Argjena”.
Në këto gara, të cilat i organizoi Federata Skitare e Kosovës, në bashkëpunim me Klubin Skitar “Arxhena”, u arritën rezultate të lakmueshme në të gjitha kategoritë e Sllallomit te Madh. Kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Hajrush Demaj, tha se garat e së dielës dëshmuan se Qendra Skitare “Arxhena”, premton që shumë shpejtë do të bëhet qendra më e mirë në Kosovë dhe ndër më të mirat në Ballkan.
Prizren - Një patrullë e Njësisë Speciale të Policisë, në Prizren ka ndaluar një veturë me xhama të zinj, në të cilën ndodheshin tre meshkuj. Posa ishte ndaluar vetura, një i dyshuar e hedh në lumë një armë, por që policët e kanë hetuar këtë veprim dhe menjëherë kanë ndërmarrë masat e duhura, duke i shoqëruar për në stacion, që të tre udhëtarët.
Njësiti hetues dhe i krim-teknikës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Në konsultim me prokurorin, njëri nga të ndaluarit është arrestuar, ndërsa dy bashkudhëtarët e tij janë liruar.
Prizren - Bislim Zyrapi merr drejtimin AAK-së në Prizren. Ky subjekt i tretë politik në Kuvendin komunal të Prizrenit, ka bërë ndryshime në strukturat e larta të degës, duke sjellë Bislim Zyrapin në postin e ushtruesit të detyrës së kryetarit.
Dega e AAK-së këto ndryshime nuk i ka bërë në Kuvend zgjedhor, ashtu siç ndodh zakonisht, por në një mbledhje të kryesisë, të mbajtur këtë fundjavë, ku gjithçka është zhvilluar larg medias dhe për këto vendime të degës, nuk ka pasur ndonjë deklarim zyrtar.
Prizren - Këshilltarët e opozitës në Prizren, dje i kërkuan kryesuesit të Kuvendit Komunal, Nijazi Kryeziut, mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar, siç thuhet, gjendjen aktuale pas emërimit të nënkryetarit të dytë, si dhe mosfunksionimin e organeve qeverisëse administrative.
Grupi i këshilltarëve të opozitës në KK të Prizrenit shprehet se, duke pasur parasysh ecurinë e deritanishme të punës në këtë organ, pastaj edhe gjendjen kaotike, siç thanë ata, në të cilën aktualisht ndodhet ky organ, nga kryesuesi i Kuvendit Komunal kërkohet urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme.
Prishtinë - Presidenti Sejdiu, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloshoski, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, si dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, morën pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.
Hapjen e ambasadës së Maqedonisë në vendin tonë, presidenti Sejdiu e vlerësoi si një moment të veçantë, në zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërfqinjësore. Presidenti Sejdiu foli edhe për përvojat e Maqedonisë në rrugën e integrimeve, me ç’rast tha se ato do të jenë të rëndësishme edhe për Kosovën.
Prishtinë - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga vetë kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët.
Komentet e Dellit vijnë pak ditë pasi që institucionet u kritikuan për mosluftimin e korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin, se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, duke theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë.
Prishtinë - Dy institucionet kryesore zgjedhore kërkojnë urgjentisht ndryshimin e ligjit zgjedhor, me qëllim të evitimit të parregullsive që janë shënuar në zgjedhjet e fundit lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thonë se ligji aktual zgjedhor ka hapësirë për interpretime të dyfishta, gjë që ka shkaktuar huti dhe ka reflektuar në vonesa dhe parregullsi të shumta.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta tha se ligji ka defekte të mëdha, e që ka vështirësuar në shumë raste punën e organit të zgjedhjeve.
Share