• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 12 Mars 2010 14:34

Prizren - Këshilli Komunal i Sigurisë në Prizren, kërkon nga institucionet relevante që ta rrisin sigurinë, e në veçanti nëpër shkolla.
Si mekanizëm, është rekomanduar vazhdimi i projektit të vendosjes së kamerave nëpër shkolla, pastaj vendosja e rrethojave, e rojave të natës dhe shtimi i patrullimit nga ana e policisë.
Këto rekomandime kanë dalë nga mbledhja e djeshme e këtij këshilli, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve komunale.
Beograd - Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha në Beograd, se për çështjen e Kosovës, Shqipëria dhe Serbia kanë pozicione krejtësisht të kundërta. “Për çështjen e Kosovës, dy qeveritë tona kanë pozicione krejtësisht të kundërta. Por, megjithatë, ne u pajtuam që e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Evropian, duke mos e lënë askënd prapa”, tha Meta, pas takimit që pati me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq. Ky i fundit, tha se dallimi për çështjen e Kosovës nuk është zvogëluar me këto bisedime por, sipas tij, nga ky takim ka dalë një gjë shumë pozitive, e kjo është që të bëjmë përpjekje që ky dallim të izolohet në mënyrë që ajo të mos i ngarkoj raportet në fusha të tjera.
Athinë - Policia e Greqisë tha se ka arrestuar priftin nga Kosova, Simeon Vilovski, i kërkuar nga Serbia për shkak të dyshimeve për keqpërdorimin e fondeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe të shtetit.
Sipas njoftimit të policisë greke, prifti është arrestuar të enjten në Peraia të Greqisë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar.
Simeon Vilovski ka shërbyer në Kosovë, nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artemije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe, për dyshime të njëjta.
Prishtinë - Dy ditë pas raportimit në media, se faktori ndërkombëtar i ka kërkuar kryeministrit, Hashim Thaçi, të largojë një ministër të kabinetit të tij, burime të gazetës Koha Ditore kanë konfirmuar se këtë porosi Thaçit ia ka dhënë personalisht shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.
Burimet e gazetës kanë rikonfirmuar, se kryeministrit Thaçi i është dorëzuar edhe një dosje me të dhënat, rreth dyshimeve për ministrin në fjalë, ndërkaq që, të njëjtën dosje e ka edhe EULEX-i.
Zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie, ka konfirmuar tërthorazi, duke mos e mohuar kërkesën e bërë nga Feith për Thaçin. Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka mohuar përsëri që dikush t`i ketë bërë kërkesë kryeministrit Thaçi për largimin e ndonjë ministri.
Lubjanë - Kryeministri slloven, Borut Pahor, tha se shpreson se do të ketë sukses, që liderët e Kosovës dhe të Serbisë të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evropian - Ballkani, i cili është paraparë të mbahet në Slloveni, më 20 mars.
Megjithatë, ai theksoi se përpjekjet për sjelljen e të dy palëve së bashku në samit, ishin deri në një masë, një mision i pamundshëm. "Ka shumë të tillë që besojnë se, nëse dikush mund ta bëjë këtë, jemi ne", ka thënë Pahor, duke shtuar se suksesi nuk është i garantuar, por se nuk ka të ndalur rreth arritjes së këtij qëllimi.
Share