• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Beqir BEQAJ   
e Mërkurë, 10 Mars 2010 23:25
Ky i fundit, duket se ka hequr dilemat rreth asaj, nëse edhe AKR-ja do të kishte hisen e saj, të cilën ajo e deklaroi, pas nënshkrimit të koalicionit me PDK-në, në prag të balotazhit të dytë, duke synuar postin e nënkryetarit dhe tri drejtori komunale. “Do ta zgjedhim edhe një nënkryetar të Komunës, që do të jetë nga AKR-ja, ndërsa kjo nuk lidhet vetëm me marrëveshjen parazgjedhore politike, por më shumë me vëllimin e punëve që ka Prizreni, si qendra e dytë komunale në vend, për nga numri i banorëve”, është shprehur Muja.
I pyetur rreth mundësisë që Prizrenit të ketë tre nënkryetarë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Njazi Kryeziu, ditë më parë ka thënë se numri i tyre nuk përcaktohet nga rregulloret përkatëse, prandaj, varësisht nga nevoja, mund të ketë edhe tre nënkryetarë.
Tashmë dihet për një pjesë të kabinetit të ri të ekzekutivit dhe ndarje të posteve për partnerë të koalicionit fitues, gjegjësisht hises së Partisë së Drejtësisë, KDTP-së turke dhe Partisë se Re Demokratike Boshnjake (NDS). Postin e tij, të marrë përmes një nënshkrimi parazgjedhor, prej dy javësh, tashmë e ka nënkryetari i parë i komunës, Ruzhdi Rexha.
Kreu komunal, Ramadan Muja, konfirmoi se ish-nënkryetarin e mëparshëm, Minir Krasniqin, do ta angazhojë si këshilltar, duke e vlerësuar përvojën e tij, siç ka thënë, në të mirë të Prizrenit.
Ajo që tashmë mund të thuhet, është fakti se postin e nënkryetarit të komunës, nga komuniteti pakicë, do ta zë Orhan Lopar nga partia turke KDTP.
Në anën tjetër, tashmë njoftohet se postin e zv-kryesuesit të KK-së, që sipas rregullores rezervohet për komunitete, do ta ketë Emilia Rexhepi e NDS-së, që pas Loparit ka marrë numrin më të madh të votave nga pakicat. Megjithatë, përkundër paralajmërimeve, zyrtarët e PDK-së ende nuk kanë njoftuar për formën fillestare të organogramit organizativ të qeverisë së ardhshme komunale. Në anën tjetër, drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), konfirmuan se koalicioni i tyre me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka qenë vetëm parazgjedhor dhe nuk obligon që marrëveshja të respektohet edhe pas zgjedhjeve. Kjo marrëveshje politike, që pat shënuar koalicionin e parë parazgjedhor në Prizren, ndikoi bukur shumë në tensionim të marrëdhënieve në mes të partnerëve të koalicionit në nivel qendror, përfshirë PDK-në dhe LDK-në. Përkundër kësaj, projekti i LDK-së dhe AKK-së, që vendosi ta përkrah Hanefi Muharremin, për kryetar të Komunës së Prizrenit, nuk dha rezultat, pasi këtë post sërish e mori kryetari aktual, Ramadan Muja nga PDK-ja.
Kryetari i degës së AAK-së, Fatmir Kastrati, mohon të ketë një lloj ftohje raportesh midis AAK-së dhe LDK-së, duke thënë se deklaratat e liderit, Ramush Haradinaj, për ndarje të rrugëve me LDK-në, kanë qenë vetëm për qendrën. “Këshilltarët e AAK-së do të jenë një opozitë konstruktive gjatë punës së Kuvendit Komunal, duke përkrahur vendimet, në të mirë të qytetarëve dhe assesi ato të subjekteve politike, respektivisht PDK-së në pozitë apo LDK-së në opozitë”, tha kreu i degës së kësaj partie në Prizren, e cila në këtë mandat ka fituar katër këshilltarë, një më shumë se në përbërjen e kaluar.
Share