• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
e Hënë, 08 Mars 2010 09:57

Prishtinë
- Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, mësimdhënësit kosovarë thonë se po përballen me kushte të vështira, pasi pagat që i marrin nga buxheti i Kosovës, janë të pamjaftueshme.
Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit i pohojnë përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për të përmirësuar gjendjen materiale të mësimdhënësve.
Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, premton se mësimdhënësit kosovarë do të kenë vazhdimisht përkrahje nga Qeveria.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës nuk mund ta obligojë Qeverinë për zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut, pasi që zbatues të saj parashihet të jenë edhe Zyra Civile Ndërkombëtare dhe faktorë tjerë ndërkombëtarë, thonë deputetët.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se në zbatimin e strategjisë për veriun, është i përfshirë edhe faktori ndërkombëtar dhe se Kuvendi vetëm u ka dhënë atyre mbështetjen politike.
Ndërkohë, opozita vë dyshim planet për veriun. Iniciuesi i debatit për këtë çështje, Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, thotë se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka hequr dorë nga emri strategji dhe ka hequr nga ky dokument afatet e domosdoshme, që do të duhej t’i ketë kjo strategji.
Lubjanë - Organizatorët e nismave të ndryshme rajonale, mësohet se e kanë gjetur formulën se si mund t’i ulin rreth një tryeze përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës dhe ata të Serbisë.
Për t’i parë bashkë këto dy vende, në samitet që kanë karakter bashkëpunimi dhe integrimi rajonal, shtetet organizatore, fillimisht janë pajtuar që paraqitjet e tyre t’i bëjnë, pa i vënë para vetes emrat e shteteve që përfaqësojnë.
I gjithë ky kompromis po bëhet, për shkak të përfaqësuesve të Serbisë, të cilët vazhdojnë ta kundërshtojnë praninë e Kosovës si shtet.
Pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin slloven, Borut Pahor, dhe me kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kishte kërkuar që Kosova të përfaqësohet, vetëm në përputhje me Rezolutën 1244, por autoritetet kosovare e kanë kundërshtuar këtë.
Beograd - Serbia nuk do të presë pozitivet, çfarëdo kushti që mund t’i parashtrohet që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ka thënë presidenti serb, Boris Tadiq, duke shtuar se Beogradi asnjëherë nuk do të heqë dorë nga anëtarësimi në BE, dhe se zgjidhja për Kosovën mund të arrihet, nëse ekziston vullnet i mirë.
Tadiq ka thënë se vendi i tij nuk ka alternativë tjetër, veç politikës së integrimeve evropiane, dhe po ashtu nuk ka alternativë, veçse të ruajë, siç është shprehur, legjitimitetin dhe integritetin e vet në Kosovë.
Prishtinë - KFOR-i ende nuk ka rifilluar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas ngrirjes së raporteve, për shkak se pjesëtarët e FSK-së u paraqitën publikisht me armë.
Vendimi për suspendimin e përkohshëm të bashkëpunimit me FSK-në, është marrë nga komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.
Në anën tjetër, zyrtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke mbrojtur vendimin e paraqitjes së Gardës së armatosur, gjatë manifestimit të FSK-së, thonë se vetëm kanë respektuar urdhrat që kanë ardhur nga Qeveria.
Zëdhënësi i FSK-së, Enver Dugolli, thotë se rreshtimi i Gardës, nuk ka përçuar mesazhe të gabuara.
Prishtinë - Në orët e vona të së shtunës kanë përfunduar negociatat mes Ministrisë së Transportit dhe kompanisë amerikane “Bechtel”, për ndërtimin e autostradës Morinë - Besi.
Marrëveshja është përcjellë me debate të ashpra dhe tensione, për shkak të disa pjesëve, të cilat janë rekomanduar të shkojnë pa projekt.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet të enjten, bëjnë të ditur burime nga kjo ministri, ku mësohet se projekti i autostradës do të ndërtohet, duke u ndarë në disa segmente, me projekte finale dhe me çmime të veçanta për segmentet e caktuara.
Prishtinë - Të dielën, në moshën 83- vjeçare, ndërroi jetë veprimtari i shquar i çështjes kombëtare dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës, Muhamed Shukriu. Ai ishte drejtor në themelim dhe pastaj drejtor i parë i dy institucioneve të rëndësishme për shkencën dhe kulturën e Kosovës. Së fundi ishte drejtor i Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Prizrenit, prej nga u pensionua dhunshëm.
Muhamed Shukriu ishte ideator dhe realizues i Kompleksit të “Lidhjes shqiptare të Prizrenit”, meritor për gjetjen e varrit të Abdyl Frashërit në Turqi, zbulimin e varrit të Isa Boletinit e bashkëluftëtarëve të tij në Podgoricë, si dhe transferimin e eshtrave të tyre në Kosovë.
Share