• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kukësi bëhet me plan urbanistik!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 01 Mars 2010 14:51

Kukesi1Kukës, 01 mars 2010 - Pas një pune, më shumë se njëvjeçare, të grupit punues për urbanistikë dhe pas miratimit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut të Kukësit, plani urbanistik i qytetit të Kukësit u prezantua për publikun, por edhe më tej mbetet i hapur për propozime nga vetë komuniteti.
Aktiviteti i prezantimit u bë në pallatin e kulturës "Hasan Prishtina", ku të pranishëm ishin drejtuesit rajonal, si kryetari i qarkut, Shefqet Ruka, prefekti, Elez Maçi, si dhe vetë kryetari i bashkisë, Hasan Halilaj. Ky i fundit, duke lavdëruar punën e ekspertëve, ftoi qytetarët që ta vizitojnë sallën kryesore të pallatit të kulturës, ku është ekspozuar plani i qytetit. Ai tha se synon që diskutimi rreth këtij plani të përqendrohet në rregullimin afatgjatë të urbanistikës, me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve, para se ai t’i dërgohet për miratim Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës.
Plani urbanistik, i hartuar nga një grup specialistësh kuksianë dhe në bashkëpunim me specialistë të CO-Planit dhe USAID-it, synon shfrytëzimin e të gjitha avantazheve të Kukësit, si portë e lidhjes së Shqipërisë me Kosovën, pikat turistike rreth tij, integrimin e banorëve të rinj, të ardhur nga zonat e thella e që janë vendosur në periferinë e qytetit, si dhe identifikimin e hapësirave të reja urbane, për t’i dhënë një frymëmarrje, kryesisht bizneseve të reja, në një hapësirë prej 1060 hektarësh. Aktualisht, qyteti i Kukësit numëron rreth 30 mijë banorë, ndërsa 20 vite më parë ai kishte vetëm 19 mijë. Zgjerimi i tij gjatë këtyre viteve, ndryshoi rrënjësisht konceptimin fillestar të këtij qyteti, relativisht të ri, i cili u vendos në hapësirën ekzistuese para 40 viteve, me shpërnguljen e Kukësit të vjetër për shkak në ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës.
Zgjerimi i qytetit për 20 vjetët e ardhshme, sipas planit të ri rregullues, përfshin shtrirjen e tij deri në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, që është vetëm 3 kilometër larg qytetit. Ekspozita e planit rregullues të Kukësit, do të qëndrojë e hapur për një muaj rresht, ku qytetarët mund të japin sugjerime me shkrim, duke i hedhur ato në një kuti të posaçme, të vendosur në sallë.


Share