• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Frankfurter Allgemeine Zeitung   
e Shtunë, 27 Shkurt 2010 21:43
Flamuri_kinezShumë shpesh është fjala për partneritete strategjike. Kështu ishte kur Presidenti serb Boris Tadiq, gushtin e kaluar, bëri një vizitë njëjavore në Kinë. Kështu ishte përsëri, kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord, disa javë më vonë, për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadiqi deklaroi, se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e "Politikës së jashtme mbi katër shtylla".
Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE (për një kohë, qëndrimi larg nga NATO), por “Serbia do t'i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-të, Rusinë dhe Kinën”, tha Tadiq. Pyetjes së një gazetari, nëse është e çuditshme, kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse, sa më të fortë t'i ketë "miqtë" një shtet, aq më i fortë është ai vetë. Për 170 milionë euro, firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë, urgjentisht të nevojshme në Beograd. Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub, pranë Pozharevcit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro. Por, arsyeja më e madhe për atraktivitetin e ofertave kineze, ka të bëjë me faktin se kinezët i sjellin menjëherë paratë për projekte të mëdha. Ky model konstatohet kudo në rajon. Bankat kineze japin kredi të leverdishme. Ndryshe nga BE-ja dhe FMN-ja, kinezët i japin të hollat, pa kushte, për reforma strukturore apo shkurtime të shpenzimeve publike.
Guvernatori i Bankës Kombëtare serbe, Radovan Jelashiq, e konfirmon këtë me fjalët: "Nëse Serbia nesër u drejtohet tregjeve financiare, nuk do të marrë para me më pak se gjashtë për qind interes dhe kjo për një periudhë më së shumti prej pesë vjetësh". Shefi i Bankës Qendrore e sheh angazhimin e kinezëve, në një kuadër më të gjerë. "Të gjitha qeveritë e rajonit kanë plane të mëdha, por s'kanë para. Kinezët kanë para dhe janë më të gatshëm se vendet e tjera për të investuar. Që prej dy vjetësh, vërejmë një sjellje deri-diku agresive të kinezëve. Ata kërkojnë të kenë më shumë prezencë këtu".
Kështu është edhe në shtetet e tjera të rajonit. Nëse vitet e fundit Kina ka siguruar në Afrikë dhe Amerikën Latine lëndë të parë për industri, Evropa lindore është një prej rajoneve për eksportin e teknologjisë kineze. Mali i Zi ka marrë një kredi prej 47 milionë dollarësh nga banka eksport-import, për të financuar blerjen e anijeve kineze.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vendi i të cilit ka qenë dikur bastion i Kinës në Evropë, në kohët e Enver Hoxhës, deklaroi pas takimit me Presidentin kinez, Hu Jintao, krijimin e një zone të tregtisë së lirë për tregtarët kinezë. Hungaria shpreson të bëhet nyjë e tregtisë së Kinës me Evropën. Një shkollë dygjuhëshe hungarezo-kineze do të përgatisë ekspertët. Në Izmir dhe Talin investitorët kinezë kontrollojnë portet, ose negociojnë për t'u futur në to.
"Ndërsa Moska dhe Uashingtoni diskutojnë për çarmatimin nuklear dhe hahen për zona influence, ne përjetojmë se si një Kinë e pasur dhe e sigurt po i dominon në një hapësirë fare të papritur", komentonte në gazetën "Financial Times" amerikani Louis O'Neill, dikur ambasador i OSBE-së në Kisinau.
Kinezët synojnë edhe shtetet e Evropës Juglindore, anëtare të BE-së. Greqia, e cila prej vitit 2006 ka një marrëveshje "partneriteti strategjik" me Kinën, shpreson që kinezët të bëhen blerës të bonuseve greke të thesarit, gjë për të cilën ministri i Financave, Papakonstantinu, do të shkojë në Pekin, Shangai dhe Hong Kong.
Share