• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kili goditet nga një termet i fuqishëm!
e Shtunë, 27 Shkurt 2010 20:48
Kili_termet1Kili u godit nga një tërmet me fuqi 8.8 ballësh, sipas shkallës Rihter. Epiqendra ishte 300 kilometra larg kryeqytetit, Santiago. Më pas, vendi u godit dhe nga një tërmet i dytë, me fuqi prej 6 ballë të Rihterit.
Presidenti i sapozgjedhur i Kilit, Sebastian Pinera, tha se nga tërmeti që goditi Kilin, kanë vdekur mbi 120 persona, por numri i viktimave vazhdon të rritet.
Presidentja në largim, Mishel Bashële, shpalli gjendje katastrofe, duke kërkuar nga qytetarët që të ruajnë qetësinë. "Ishte momenti më i keq në jetën time... Isha e terrorizuar... Gjithçka dridhej... Ishte errësirë dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte”, ka deklaruar një turiste në Santiago.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili. Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia e mbikëqyrjes së krizës po funksionon, ndërsa në gjendje gatishmërie janë dhe ekspertët e ndihmave humanitare.
Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami, në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigande të krijuara nga ky tërmet.
Share