• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KDI jep pasqyrën e Kuvendeve komunale!
e Premte, 12 Shkurt 2010 15:00
Radio_SHARRI_-_KDINë një raport të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), del se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dalë më e suksesshmja në rajonin e Prizrenit, sa i përket rezultateve në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas KDI-së, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, pos dyfishimit të këshilltarëve, ky subjekt ka arritur të marrë edhe postin e një kryetari të Komunës, atë të Suharekës.
Zgjedhjet e fundit komunale ndryshuan raportin e forcës politike në rajonin e Prizrenit, dhe u konfirmua se dominohet nga Partia Demokratike (PDK), e cila në partneritet me aleatët e saj politik, ka fituar katër nga 6 Komuna; Prizrenin, Rahovecin, Malishevën dhe Dragashin. Në dy komuna të tjera, kanë fituar AAK-ja, në Suharekë, dhe KDTP-ja turke, në Mamushë. Përderisa në dy komunat e fundit, PDK-ja edhe më parë nuk e ka pasur shumicën, në zgjedhjet e 15 nëntorit, rivali i saj, LDK-ja, humbi edhe Suharekën, një bastion ky që pak kush besonte se mund të jap këtë lëvizje brenda këtyre viteve, duke votuar AAK-në.
Rezultatet dolën nga projekti “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë”, i realizuar nga KDI në Prizren, organizatë kjo e cila ka monitoruar punën e Kuvendeve Komunale të rajonit të Prizrenit, gjatë mandatit të kaluar, përkatësisht gjatë periudhës 2007 - 2009.
Ramadan Klisurica nga KDI, tha se, krahas fitores së shënuar nga kandidati për kryetar komune në Suharekë, Blerim Kuqi, AAK-ja ka rritur edhe numrin e këshilltarëve në nivel rajoni, nga 12 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2007, në 23 anëtarë që ka fituar tash. Ai tha se, nga zgjedhjet e vitit 2007, gjithsej 12 subjekte politike ishin të përfaqësuara në Kuvendet e Komunave të rajonit të Prizrenit, ndërsa në zgjedhjet e fundit, numri i subjekteve që arritën të kenë përfaqësues në këto institucione u rrit në 14.
Në këtë kuadër, KDI-ja ka hartuar edhe publikimin, me temën: “Përfaqësimi i qytetarëve në kuvendet e komunave të rajonit të Prizrenit”, i cili, siç thuhet, ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet politike në komunat e këtij rajoni dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për qytetarët.
Naim Cahanaj, përfaqësues tjetër i KDI-së, lidhur me këtë thekson se në këtë publikim janë të përfshira edhe të dhënat mbi përfaqësimin e qytetarëve në KK-të e rajonit të Prizrenit, në mandatin e kaluar (2007-2009) dhe në mandatin aktual, të dalë nga zgjedhjet 2009. Pastaj, ndryshimet në infrastrukturën ligjore, në funksionimin e institucioneve të vetëqeverisjes lokale, ndryshimet në degën ekzekutive të këtyre komunave, sfidat e përfaqësimit të qytetarëve në institucionet lokale të këtyre komunave dhe rekomandimet e KDI-së, në lidhje me këto çështje. “E veçanta e këtyre zgjedhjeve, mund të konsiderohet edhe mospërfaqësim në kuvendet e komunave, të disa kandidatëve, të cilët në mandatin e kaluar kanë qenë në pozitë të kryesuesit të këtyre institucioneve, siç është rasti në Suharekë, Rahovec dhe Malishevë”, tha Cahanaj.
Në këtë publikim është paraqitur me grafikë edhe performansa e anëtarëve të komunave të Regjionit të Prizrenit, gjatë mandatit të kaluar për secilën komunë, numri i përfaqësuesve të subjekteve politike në kuvendet e komunave, në zgjedhjet 2007 dhe 2009.
Klisurica, ndërkaq, tregon se, megjithëse kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash kanë fituar në katër nga pesë komunat e regjionit të Prizrenit, ky subjekt politik ka 3 delegatë më pak, në krahasim me zgjedhjet e vitit 2007. “LDK, nga 52 anëtarë, sa kishte fituar në Zgjedhjet 2007, në Zgjedhjet 2009 ka fituar dy vende më pak, në Kuvendet e Komunave të regjionit të Prizrenit. Krahas kësaj, kandidati i LDK-së ka humbur edhe në garën për postin e kryetarit të Suharekës në këto zgjedhje”, tha Klisurica.
Në këtë raport të KDI-së nuk është përfshirë edhe njësia komunale e Mamushës, e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që në zgjedhjet e fundit të 15 nëntorit, për herë të parë garoi si komunë e veçantë, duke u ndarë nga Prizreni.
Share