• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 12 Shkurt 2010 08:17

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, kanë vazhduar edhe dje aktivitetet kulturore, të cilat organizohen në saje të shënimit të dyvjetorit të pavarësimit të vendit tonë.
Dje u mbajt orë letrare në shkollën fillore “Ulina” në Kosavë dhe në shkollën fillore “Fatah Sylejmani” në Dragash.
Nxënësit nga këto shkolla lexuan prozat, hartimet dhe poezitë e tyre, nga të cilat juritë përzgjodhën nga një, si më të mirat, të cilat do të hyjnë në garën e ngushtë, e cila do të zhvillohet gjatë festës për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njëzëri ka bërë certifikimin e zgjedhjeve për komunën e Prizrenit dhe Lipjanit, ndërkohë që Gjykata Supreme e Kosovës e ka njoftuar KQZ-në, se kanë mbetur edhe dy çështje të papërfunduara, në lidhje me zgjedhjet në komunën e Gjilanit. Në mbledhjen e parë të KQZ-së, pas vdekjes së anëtarit nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhelil Pajazitit, dje kryetarja Nesrin Lushta ka bërë të ditur se është bërë certifikimi i rezultateve për Prizren dhe Lipjan. Ajo nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth zgjedhjes së anëtarit të ri të KQZ-së dhe vendimit për zgjedhje në komunën e Istogut, duke thënë se këto vendime nuk varen prej KQZ-së.
Prizren - Përfaqësues të komunitetit serb nga fshati Drajçiq i Prizrenit, të cilët kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor, dje qëndruan në selinë e Kuvendit Komunal të Prizrenit, për t’ia uruar rizgjedhjen kreut komunal, Ramadan Muja.
Me këtë rast, Muja i ftoi pjesëtarët e këtij komuniteti që t’u bashkohen kosovarëve të tjerë në angazhimet e tyre për standard më të mirë. Ai e falënderoi komunitetin serb të fshatit Drajçiq, që morën pjesë në zgjedhjet e 31 janarit, duke pranuar kësisoj realitetin e krijuar në vend, ndërsa këtë e konsideroi një sinjal të mirë që ata të përfshihen në jetën e përditshme dhe të përbashkët.
Prizren - Policia ka kryer mbrëmë dy operacione të suksesshme në rajonin e Prizrenit, me ç’rast edhe kanë arrestuar 16 persona, për shkak se kanë kryer vepra penale të mashtrimit me fajde dhe kontrabandim me narkotikë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se nga aksioni i parë, nën dyshimin për mashtrim, detyrim dhe përfitim jo proporcional në fajde, janë arrestuar pesë persona.
Bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar rreth 3 mijë euro dhe kartela bankare të llogarive të ndryshme. Gjithashtu në këtë lokacion janë gjetur edhe armë të llojeve të ndryshme, ndërsa në kërkim mbeten edhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë të involvuar në këtë rast.
Beograd - Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodokse serbe, Artemije, do të shkarkohet nga posti. Kështu njoftojnë gazetat në Beograd, të cilat u referohen të dhënave nga patrikana.
Peshkopi, i cili është përgjegjës për Kosovën, akuzohet për shpërdorim posti, pasurim të paligjshëm dhe dhënie pas luksit të shfrenuar. Ai do të detyrohet të japë dorëheqje, ose do të largohet, përkundër dëshirës së tij që ta vazhdojë këtë detyrë. Peshkopi Artemije është mbyllur në manastirin e Graçanicës, ndërsa pritet procedura e shfuqizimit të tij, e cila do të ishte një rast i pashembullt në historinë e re të Kishës Ortodokse.
Prishtinë - Kosova zyrtarisht është pranuar anëtare e re e Forumit Evropian për Gjeostrategji, bëjnë të ditur përmes një komunikate zyrtarë të Entit të Statistikës së Kosovës. Për pranimin e Kosovës në këtë forum paraprakisht është dashur të bëhet harmonizimi i të dhënave sipas standardeve evropiane dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, Ministrin e Administratës Publike dhe Entin e Statistikës së Kosovës.
Nga vendet e rajonit aktualisht anëtare në këtë Forum janë: Sllovenia dhe Kroacia.
Share