• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Martë, 09 Shkurt 2010 09:46

Vjenë
- Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i përbërë nga 25 vende që e kanë njohur dhe përkrahur pavarësinë e vendit tonë, u kanë dhënë mbështetje angazhimeve të Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe Qeverisë së Kosovës, në përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit në veri të vendit.
Pas takimit të mbajtur dje në Vjenë, GDN-ja, përmes një komunikate, e ka cilësuar si sfidë kyçe integrimin e të gjitha komuniteteve, sidomos atij serb.
“GDN mbështet plotësisht domosdoshmërinë e përforcimit të përpjekjeve për veriun e Kosovës, duke marrë parasysh rekomandimet e ICO-së, të cilat do të zhvillohen, në konsultim me palët përkatëse të interesit”, thuhet në komunikatë.
Vjenë - Kryeministri, Hashim Thaçi, gjatë një fjalimi në Vjenë para Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovë, foli për zhvillimin e Kosovës si shtet i pavarur e sovran, me një shoqëri demokratike dhe shumetnike, duke shtuar se pret që opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të jetë në përputhje me vullnetin e kosovarëve për shtet të pavarur.
Kryeministri Thaçi paraqiti edhe proceset nëpër të cilat kaloi vendi ynë, pas shpalljes së pavarësisë, ku përmendi njohjet nga 65 shtete, anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, si dhe tregoi për synimet e Prishtinës zyrtare për tu anëtarësuar edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Suharekë - Kryetari i ri i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, është shprehur optimist në realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës, duke thënë se rezultatet konkrete do të duken, që në vitin e parë të punës së tij, ndërsa në kontekst përmendi edhe formimin e drejtorisë për zhvillim dhe planifikim hapësinor, si dhe asaj për mërgatë.
Kuçi, i cili vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përpos buxhetit komunal prej 3.5 milionë euro, mbështetet edhe në përkrahjen e donatorëve dhe të qeverisë së vendit.
Suharekë - Para fillimit të ndërtimeve në Shirokë të Suharekës, të përcaktuara nga Komuna si tokë për zonë industrial,e do të ketë një lloj verifikimi rreth vlerave arkeologjike, pasi ky lokalitet ndodhet afër Hisarit, zonë kjo në të cilën janë zbuluar gjetje arkeologjike. Këtë e konfirmuan zyrtarët komunalë, të cilët, në periferi të qytezës, në Shirokë, kanë hartuar një projekt për shtrirjen e zonës industriale në sipërfaqe prej 146 hektarësh.
Demir Zekolli, menaxher komunal për trashëgimi kulturore, tha se, para fillimit të ndërtimeve në lokacionin periferik, do të ketë një lloj verifikimi edhe për vlerat arkeologjike.
Prishtinë - Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi që në seancën e radhës, më 11 shkurt, të shqyrtohen për herë të parë pesë projektligje, ndërsa vendosi që më 17 shkurt të mbahet një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së vendit.
Kryesia e Kuvendit, bashkë me shefat e grupeve parlamentare, përcaktuan që në seancën e së enjtes të shqyrtohen për herë të parë Projektligji për administratën shtetërore, Projektligji për gazetën zyrtare, Projektligji për këshillin e pavarur mbikëqyrës të Kosovës, Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare.
Prishtinë - Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sot në Prishtinë mban Seancë Dëgjimore, lidhur me kërkesën për caktimin e masës së përkohshme për lëndën, Mimoza Kusari-Lila, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Seanca për rastin e nënkryetares së Aleancës Kosova e Re, e cila garoi për kryetare të Gjakovës, kundër Komisionit Qendror Zgjedhor, do të mbahet në sallën e gjykimeve të Fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, në praninë e publikut dhe përfaqësuesve të mediave.
Share