• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 05 Shkurt 2010 08:58

Prizren
- Përfaqësues të PDK-së në Prizren, subjekt ky që kanë fituar zgjedhjet e fundit lokale, deklaruan se do t’i mbajnë premtimet gjatë ndarjes së pushtetit, duke sqaruar se, pos Ruzhdi Rexhës, me të cilin kanë bërë marrëveshje të shkruar paraprakisht, me partnerët tjetër kjo çështje do të diskutohet, pas certifikimit të rezultatit për kryetar komune.
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, në një konferencë me gazetarë falënderoi të gjithë qytetarët dhe strukturat e partisë, të cilat janë angazhuar për fitoren e saj.
Uashington - Pas një takimi të mbyllur me Sekretaren Amerikane tё Shtetit, Hillari Klinton, ministri i Punëve tё Jashtme, Skender Hyseni, ka deklaruar se biseda është përqendruar nё proceset e Kosovёs dhe rreth saj, sidomos pёr njohjet, pёr procesin nё Gjykatën Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, si dhe pёr hapat qё duhet tё merren, pёr tё çuar këto procese edhe mё pёrpara.
Ministri Hyseni, këto ditë qëndroi në Uashington, ku mori pjesë edhe në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mёngjesit”, që organizohen nga presidenti i SHBA-ve.
Belfast - Në Belfast të Irlandës, sot mbyllen punimet e Konferencës ndërkombëtare parlamentare për ndërtimin e paqes, në të cilën po merr pjesë edhe një delegacion kosovar, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Gjatë Konferencës, e cila trajton aspekte të ndryshme për ndërtimin dhe forcimin e paqes në vendet e dala nga konflikti, kryeparlamentari Krasniqi pati takime të shumta me përfaqësues të vendeve të ndryshme, por edhe me personalitete, qëllimi i të cilave ishte sensibilizimi, i vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë.
Gjilan - Zyrtarë të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për anulimin e vendimit të KZAP-it, që rekomandonte përsëritjen e votimeve edhe në Gjilan, paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Zëdhënësi i degës së LDK-së në Gjilan, Sabit Rrustemi, tha se kjo degë, për vendimin është njoftuar nga mediat dhe se as dega e as kryesia në qendër, nuk kanë marrë ende asnjë vendim nga Gjykata Supreme, për rastin e Gjilanit. 
Prishtinë - Zyrtarë të Fondit Global, kanë bërë të ditur se Kosova tash mund të aplikojë në raundin e dhjetë të granteve që ky Fond ndanë për të forcuar rolin e sistemit shëndetësor, në shtete të ndryshme.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që zyrtarët e këtij Fondi zhvilluan me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Zyra për informim e kësaj ministrie.
Ministri, Alush Gashi, ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.
Mitrovicë - Policia e rajonit të Mitrovicës ka njoftuar për dy raste të sekuestrimit të mallrave të kontrabanduara. Rasti i parë është regjistruar në Leposaviq, kur një patrullë ka ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar me targa të Beogradit, i cili po qarkullonte në fshatin Dobrava të Leposaviqit. Policia ka legjitimuar ngasësin e automjetit dhe pasagjerin e tij, që të dy shtetas të Serbisë, ndërsa në automjet është zbuluar malli i kontrabanduar.
Rasti tjetër i kontrabandimit me mallra është regjistruar në fshatin Zhabar, kur hetues policorë, kanë ndaluar një automjet me targa të Novi Pazarit, në të cilin është gjetur një sasi e mallrave ushqimorë.
Share