• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Enjte, 04 Shkurt 2010 09:00

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, sot përfundon aktiviteti i shpalosjes së talentit në Artin figurativ, për nxënësit nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-at.
Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet është organizuar, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Secili nxënës që ka ofruar punimet e veta, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, dot do t’i dorëzoj ato në Drejtorinë e Arsimit.
Prishtinë - Gjykata Supreme e Kosovës, ka anuluar vendimin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa, për rivotim në komunën e Gjilanit.
Gjykata Supreme e ka kthyer për plotësim padinë e Shtabit Qendror të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atë të kandidatit për kryetar të Gjilanit, Fatmir Rexhepi, duke i dhënë afat prej tetë ditësh LDK-së dhe kandidatit të këtij subjekti për kryetar të Gjilanit, që të bëjnë plotësimin e lëndës dhe më pas do të merret vendimi, në përputhje me afatet ligjore.
Mitrovicë - Tre të arrestuar, 4.8 kilogramë heroin, 30 kilogramë marihuanë dhe afro 10 mijë euro, janë rezultat i një aksioni të suksesshëm të policisë në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Aksioni i hetuesve policor është kurorëzuar me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e substancave narkotike, si rezultat i hetimeve për një muaj radhazi.
Tre të dyshuarit, dy shtetas të Bosnjës, një mashkull 35 vjeçar dhe një femër 22 vjeçare, dhe një 18 vjeçar, shtetas i Kosovës, janë arrestuar pa ndonjë incident.
Prishtinë - Policia njoftoi se disa zyrtarë policorë të Departamentit të Njësive të Specializuara, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, lidhur me sistemin e ri të pagave.
Policia, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se këto njësi kanë pritur shtesa më të larta nga sistemi i ri i pagave dhe, si rezultat i saj, dje janë tubuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre në Qendrën e Trajnimit në Kishnicë.
Menaxhmenti i lartë i Policisë ka formuar një grup punues për rishikimin e sistemit të ri të pagave, ndërsa njoftuan se për ndonjë lëshim teknik eventual, do të bëhet kompensimi.
Mitrovicë - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i ka thënë shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier se qëndrimet e komunës janë në harmoni me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e rendit dhe ligjit edhe në veri të vendit, ku strukturat paralele të financuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, tentojnë të minojnë çdo lëvizje në drejtim të normalizimit të situatës.
Gjatë një qëndrimi të tij, dje në Mitrovicë, Zannier është takuar me udhëheqës të kësaj komune, duke shprehur interesimin e tij për situatën e sigurisë në këtë pjesë të vendit.
Graçanicë - Qeveria e Kosovës nuk sheh asgjë të keqe, që ceremonia e inaugurimit të patrikut serb të kryhet në Patrikanën e Pejës, por porosit që të shmangen provokimet, deklaroi ministri i pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
“Ajo çfarë dëshirojmë është që të kihet kujdes, në mënyrën e paraqitjes dhe të mos shkaktohen tensioneve ndëretnike”, ka thënë Ferati për agjencinë italiane “Ansa”, duke vlerësuar se serbet nga Kosova janë të lodhur nga instrumentalizimi i Beogradit.
Mitrovicë - Kuvendi i serbëve të Kosovës, do të mblidhet sot në veri të Mitrovicës, i organizuar nga Bashkësitë e komunave serbe të Kosovës.
Ftesa për pjesëmarrje iu është dorëzuar të gjithë shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Serbisë, përfaqësuesve të Ministrisë serbe për Kosovë, si dhe Kishës ortodokse serbe.
“Dëshirojmë të tregojmë se nuk mjafton të përdorim vetëm slogani “Nuk do të pranojmë Kosovën e pavarur, por duhet luftuar që mos të vjen deri tek krijimi i Kosovës së pavarur”, ka thënë Marko Jakshiq, nënkryetar i këtij Kuvendi të serbëve të Kosovës.
Ai ka kritikuar edhe punën e kreut shtetëror të Serbisë, për shkak të, siç tha, politikës ndaj Kosovës, duke rekomanduar që t’i kufizohet mirëseardhja EULEX-it, i cili, sipas tij, nuk është neutral ndaj statusit, por e ka për detyrë zbatimin e planit të Ahtisarit.
Bon - Raportuesi i Parlamentit evropian, Jelko Kacin, ka kritikuar shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, për shkak të deklaratës së tij, se në procesin e integrimeve evropiane të Serbisë “topi është hedhur në oborrin e BE-së”.
“Nuk kemi të bëjmë me futboll, por me ardhmërinë e Serbisë. Nuk po hynë BE-ja në Serbi, por Serbia po anëtarësohet në BE”, ka thënë Kacin, duke shtuar se detyra e Jeremiqit nuk është që të komentojë ndeshje futbolli por të punojë në përafrimin e Serbisë me BE-në.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Kacin tha se BE-ja momentalisht nuk ka përgjigje pozitive, në kërkesën e Serbisë për tu kandiduar për anëtarësi në këtë Union, sepse kushti mbetet që ajo të bashkëpunoj me Hagën.
Share