• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Martë, 02 Shkurt 2010 10:02

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, organizohet aktiviteti në Artin figurativ, për nxënësit, nga klasa e 6-të e deri tek e 10-ta.
Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet organizohet, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Secili nxënës do të ofrojë nga dy punime, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, ndërkohë që afati për dorëzimin e punimeve në Drejtorinë e Arsimit, përfundon të enjten.
Dragash - Pas reshjeve intensive të borës, gjatë ditës së djeshme, të gjitha rrugët e rajonit sot tonë janë të kalueshme, por me vështirësi, pasi që kompanitë nuk kanë mundur ta largojnë menjëherë borën nga rrugët.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët komunalë përkatës dhe policia, e cila ka asistuar në zhbllokimin e rrugëve, pasi shumë vetura nuk kanë mundur të qarkullojnë.
Dje, rruga magjistrale Zhur-Dragash ka qenë e mbuluar nga bora dhe, e bllokuar për disa orë nga automjetet, të cilat nuk kanë mundur të lëvizin nga bora dhe ngrica. Sot, sipas të dhënave nga terreni, ky aks është i kalueshëm, por që drejtuesit e automjeteve duhet të kenë pajisje dimërore.
Prizren - Fituesi i zgjedhjeve për kryetar komune në Prizren, Ramadan Muja, ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të konstituojë organet komunale, në mënyrë që Prizreni të fillojë projektet madhore të parapara nga PDK-ja dhe partnerët e saj politik.
Pas rezultatit të parë, edhe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që tashmë ka konfirmuar fituesin e rrethit të tretë zgjedhor në Prizren, pritet edhe numërimi i rreth 1.900 votave me kusht, për tu bërë më pas certifikimi i rezultatit përfundimtar.
Prishtinë - Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, ka vlerësuar se procesi i përgjithshëm i rivotimit në Prizren dhe Lipjan i ka përmbushur kënaqshëm standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta, përkundër disa parregullsive që janë vërejtur.
Ndër parregullsitë kryesore që kanë hasur vëzhguesit e kësaj organizate, dhe që po i përcjellin vazhdimisht proceset zgjedhore në Kosovë, janë votimet familjare, prezenca e vazhdueshme e personave të paautorizuar nëpër vendvotime dhe asistimi i votuesve nga ana e vëzhguesve të partive politike.
Prishtinë - Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, po qëndron në Uashington, ku do të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale të Lutjes së mëngjesit, që kryesohet nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
Krahas kësaj, ministri Hyseni do të ketë takime me zyrtarë nga shumë vende, si dhe me autoritetet amerikane të nivelit të lartë.
Vizita treditore e ministrit Hyseni në Uashington fillon sot, në orën 11.00, sipas orës lokale, me një ligjëratë që do të mbajë në Universitetin amerikan “John Hopkins University”.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen ka deklaruar në Bruksel, se Aleanca Veri-Atlantike do të mbështesë të gjitha përpjekjet për forcimin e paqes dhe të stabilitetin në Kosovë, përfshirë këtu edhe integrimin e të gjitha bashkësive në shoqërinë kosovare.
Rasmussen ka thënë se NATO-ja mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë, për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës mbi veriun e Kosovës.
Gjatë një takimi me gazetarë, Rasmussen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë.
Share