• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 01 Shkurt 2010 11:09

Prishtinë
- Komisioni Qendror Zgjedhor, në bazë të rezultateve preliminare, ka konfirmuar sot, në orët e hershme të mëngjesit fitoren e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren dhe në Lipjan. Sipas KQZ-së, në komunën e Lipjanit kandidati i PDK-së, Shukri Buja, ka fituar 53.1 % të votave, ndërkaq në Prizren Ramadan Muja ka fituar 53.2% të votave.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në konferencën për media, potencoi se këto janë rezultate preliminare, ku hyjnë vetëm votat e rregullta, dhe jo ato me kusht, përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Edhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka publikuar rezultatet paraprake, ku sipas këtij koalicioni, në të dyja komunat prijnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Prishtinë - Në një konferencë për media, pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit për komunën e Prizrenit dhe atë të Lipjanit, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka pranuar humbjen e LDK-së për kryetar në Prizren. “Kandidati i PDK-së dhe i koalicionit të tyre është në një udhëheqje ndaj kandidatit tonë. Natyrisht që ne i
falënderojmë qytetarët e Prizrenit për daljen masive në zgjedhje, LDK-ja i ka dhënë një mundësi të mirë qytetarëve, pas ankesave tw KZAP-it dhe organeve kushtetuese të Kosovës, që ata ta shprehin vullnetin e lirë”, ka thënë Haziri.
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës nuk do të fitonte në këto dy komuna, po të mos i ndihmonte partia ime, ka thënë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Gjatë një bisede për gazetën “Zëri”, disa orë pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren, dhe pasi është pohuar e njëjtat gjë nga koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në veprim”, Pacolli nuk ka mohuar se PDK-ja tashmë ka hyrë në Borxh ndaj tij. "Fitorja e PDK-së në këto dy komuna, dëshmon më së miri se AKR-ja nuk ka gabuar që është bashkuar në këtë raund me PDK-në, si parti më e madhe në vend", ka thënë Pacolli.
Beograd - Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Konuzin ka kundërshtuar planet për integrimin e veriut të Kosovës, duke tërhequr vërejtjen se këto plane “nuk kanë bazë ligjore”.
Konuzin ka rikujtuar se kjo temë, kohë më parë është diskutuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të bashkuara dhe ka potencuar qëndrimin rus se, “Rezoluta 1244 është bazë për procesin negociator, për statusin e ardhshëm të Kosovës”.
Këto plane për integrimin e veriut të Kosovës, sipas Konuzinit, janë hartuar jashtë bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk kanë marrë pëlqimin e askujt. Për këtë shkak, siç tha ai, Rusia i konsideron ato të papranueshme dhe “do t’i injorojë në tërësi”.
Mitrovicë - Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovë, janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj kolegut të tyre. Incidenti ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, kur me një breshëri plumbash në oborrin e një shtëpie, u aktivizua policia nga Stacioni i Veriut.
Pronarët e shtëpisë, kanë reaguar me dhunë ndaj këtij intervenimi të policisë, e cila është detyruar që t’i arrestoj më pas.
Në ndërkohë, aty kanë arritur  edhe dy policë të tjerë, burrë e grua, Zvonimir dhe Mira Saviq, të cilët ishin jashtë detyrës, por që kanë sulmuar kolegun e tyre, policin hetues të Stacionit të Veriut, Nebojsha Miliqin.
Prishtinë - KFOR-i ka rimodifikuar pozitën dhe strukturën e vet, për t’u përshtatur kërkesave të tanishme të sigurisë dhe përdorimin e plotë të aseteve kyçe, siç janë helikopterët dhe rezervat. Ky adaptim nuk do të rezultojë në zvogëlimin e sigurisë, thuhet në një njoftim për media.
KFOR-i njoftoi gjithashtu se më 31 janar ka arritur një hap të rëndësishëm në historinë e misionit të tij dhe se brenda një strukture shumë me efektive dhe fleksibile, 10 mijë ushtarë nga 32 vende ofrojnë siguri dhe stabilitet për qytetarë në Kosovë.
Share