• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 29 Janar 2010 08:53

Dragash
- Dje u mbajt mbledhja e parë e punës e Kuvendit Komunal të Dragashit, në të cilën u zgjodh sërish Lulzim Rifaj për kryesues të Kuvendit, ndërsa Sherif Aga, zv/kryesues.
Në këtë seancë u formuan edhe dy Komitetet e domosdoshme komunale, ai për Politikë e Financa  dhe Komiteti komunal për Komunitete.
Pika e tretë e rendit të ditës, e cila kishte të bënte me ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, u hoq nga rendi i ditës, me kërkesën e kryetarit të Komunës, Salim Jenuzi.
Ndërkohë, në këtë mbledhje u zgjodh edhe nënkryetari i Komunës, nga radhët e minoriteteve, post ky të cilin do ta vazhdojë edhe këtë mandat nënkryetari i gjertanishëm, Çasip Kushi.
Suharekë - Pas tri rundeve të votimit të fshehtë, Kuvendi Komunal i Suharekës ka zgjedhur për kryesues Vesel Maliqajn nga AAK-ja.
Kryesuesi i ri, pas marrjes së besimit nga delegatët, ka falënderuar ata për besimin që i kanë dhënë dhe është zotuar se do të punojë bashkërisht me të gjithë, edhe me ata që nuk e kanë votuar. “Do të punojmë bashkë dhe do të jem transparent me të gjithë, në interes të qytetarëve”, është zotuar Maliqaj.
Me shumicë votash është vendosur që në Komitetin për Politikës e Financa të përfaqësohen me nga tre përfaqësues PDK-ja, dhe LDK-ja, ndërsa me dy përfaqësues AAK-ja, dhe një LDD-ja.
Prishtinë - Ministria e Jashtme e Kosovës, nuk e ka parë të arsyeshme që të dërgojë delegacionin e saj në samitin e Unionit të shteteve Afrikane, i cili po i zhvillon punimet në Etiopi. Zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se mosprania e delegacionit tonë atje, nuk është shkak i mungesës së vizave për delegacionin kosovar, ashtu siç kanë raportuar mediat serbe, të cilat kanë thënë se ministri Hyseni dhe anëtarët e delegacionit kosovar nuk kanë udhëtuar në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, për shkak se autoritetet e atjeshme, me intervenimin e Serbisë, nuk kanë pranuar t'u japin viza në pasaportat e Kosovës.
Beograd - Serbia apeloi tek shtetet afrikane që ta mbështesin përpjekjen e saj për të bllokuar njohjen diplomatike të Kosovës. “Kam ardhur sot këtu që t’ju ftoj t’i mbani parimet tuaja të rezervuara për çështjen e Kosovës”, u tha delegatëve ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në hapje të samitit vjetor të Unionit Afrikan, në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.
Jeremiq u tha liderëve afrikanë se pavarësia e Kosovës do të përbënte kërcënim serioz për kontinentin e tyre, i cili sipas tij, ka shumë grupe rebele dhe luftëra civile.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, u ka bërë ftesë publike partive opozitare, që ta mbështesin strategjinë për integrimin e veriut të vendit. Ai ka vlerësuar se, përmes kësaj strategjie, përfundimisht do të instalohet sundimi i rendit dhe i ligjit në tërë hapësirën e Kosovës. Shefi i Qeverisë ka thënë se strategjia për veriun, është bërë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare në Kosovë dhe se integrimi i veriut, sipas tij, nuk do të bëhet në mënyrë të dhunshme por, me mjete bindëse demokratike.
Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi iu premtoi dje përfaqësuesve të komunitetit serb, se qeveria e drejtuar nga ai, do të vazhdojë të mbështesë projekte që përfshijnë banimin, infrastrukturën, arsimin dhe promovimin kulturor të komuniteteve, derisa pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale e konsideroi shumë domethënëse.
Këto komentete, shefi i qeverisë i bëri në një Tryezë të rrumbullakët, organizuar me liderët politikë, deputetët dhe përfaqësuesit e zgjedhur serbë, ku mori pjesë edhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.
Share