• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Mërkurë, 27 Janar 2010 17:24

Dragash
- Duke u ndier të anashkaluar nga institucionet, vite më radhë, jemi të detyruar që fatin ta marrim në duart tona, ka thënë, Garip Krasniqi, kryetar i Organizatës komunale të pensionistëve në Dragash, në takimin e kryesisë së zgjeruar, në të cilën merret iniciativa për formimin e degës së Partisë së Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës.
Sipas Krasniqit, ky subjekt i ri politik nuk formohet për inat apo hatër të asnjë subjekti politik, por nga domosdoshmëria, për të qenë pjesë aktive e institucioneve vendimmarrëse.
Edhe diskutuesit tjerë e përkrahën këtë nismë, dhe kryesia zgjodhi Këshillin Iniciativ prej 7 anëtarësh, të kryesuar  nga Vehbi Hasani.
Dragash - Një mori dokumentacioni, përfshirë pasaporta, letërnjoftime të periudhës së paraluftës në Kosovë, pastaj certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera, si dhe një pushkë gjahu pa dokumente valide, janë sekuestruar dje në fshatin Rapçë, njoftoi policia në Prizren.
Zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha, bëri të ditur se në bazë të një hetimi të gjatë, kanë arritur deri tek zbulimi i kësaj vepre ilegale, ku edhe është arrestuar Rufat Destani, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale, kontrabandim me njerëz.
Dragash - Dje është nënshkruar marrëveshja për koalicion midis degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Dragash. Sipas kësaj marrëveshje, dy subjektet politike janë pajtuar që LDD-ja të udhëheq me një Drejtori komunale, por nuk është saktësuar se cila nga këto drejtori do t’i takojë këtij subjekti politik.
Njëkohësisht, në marrëveshje parashihet që programet e dy subjekteve politike të harmonizohen, në mënyrë që udhëheqja komunale të jetë më funksionale.
Dragash - Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, dje ka shfuqizuar vendimin e datës 24 dhjetor të vitit të kaluar, me të cilin kishte zgjatur orarin e punës për Zyrën e Ofiçarisë në Dragash, Zyrën e Pranimit dhe Zyrën e Tatimit në Pronë.
Punëtorët e këtyre shërbimeve, nga dita e djeshme i janë kthyer orarit të rëndom, pasi fluksi i qytetarëve nga mërgata, të cilët kërkonin këto shërbime, tashmë ka rënë.
Dragash - Nesër mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Dragashit, në të cilën do të shqyrtohen pesë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe pikën e fundit, e cila është rezervuar për eventualitete.
Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit komunal dhe komitetet komunale, ndërkohë që do të debatohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës. Në pikën e katërt të rendit të ditës, pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i Komunës, nga radhët e minoriteteve.
Prizren - Dega e Aleancës Kosova e Re në Prizren ka shkëputur marrëveshjen që ka pasur me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, për të nënshkruar një ujdi të re me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për këtë post.
Me gjithë përplasjet e brendshme, dega e këtij subjekti politik ka zyrtarizuar koalicionin me kundërshtarin në raundin e dytë të zgjedhjeve, Ramadan Mujën.
Sipas një njoftimi të degës së AKR-së, kjo lëvizje eshtë bërë sipas një vendimi të Kryesisë Qendrore, me kërkesë të vetë Behgjet Pacollit.
Prizren - Pas njoftimit të Prokurorisë së Qarkut në Prizren, për ndërprerjen e hetimeve në rastin e djegies së një pjesë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, në vitin 2007, zyrtarët komunalë kanë reaguar, duke u shprehur të befasuar me këtë vendim. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, në një konferencë shtypi, enkas për këtë Çështje, tha se prokuroria është dashur t’i vazhdoj hetimet, deri në gjetjen e shkaktarit që ka quar në djegien e zyrave të Komunës. Ai shtoi se Komuna do të vazhdoj të kërkoj nga organet e drejtësisë, që të zbardhet shakatari i djegies së një pjese të ndërtesës së Komunës.
Prishtinë - Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate njoftoi se është arrestuar një person i dyshuar për mashtrime.
Policia njofton se i arrestuari është nga Suhareka por banon në Prishtinë. Ai ishte prezantuar si përfaqësues i një firme gjermane dhe ia kishte dalë që të mashtrojë pronarin e një firme, me seli në Prizren, duke ia marrë 7.500 euro, në emër të shërbimeve për realizimin e investimeve për marrjen e tenderit për projektin e ujësjellësit të Prizrenit dhe Pejës.
Në konsultim me prokurorin, i arrestuari është dërguar në qendrën për mbajtje, në Prizren.
Share