• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fshati Bresanë bëhet me QMF moderne
e Hënë, 25 Janar 2010 22:37
Radio_SHARRI_-_Bresana_-_01Tani e tutje, personeli mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bresanë të Opojës, do të punojë në kushte mjaft të mira, ndërkaq banorëve të këtij fshati të madh, si dhe të disa fshatrave përreth, do t’u ofrohen shërbime më cilësore shëndetësore. E tëra kjo është arritur me ndërtimin e një godine të re shëndetësore, projekt ky që ka filluar të realizohet tri vjet më parë, por që në mungesë të investimeve, punimet janë ndërprerë, për t’u vazhduar në vjeshtë të vitit të kaluar.
Në vitin 2006, me rreth 18 mijë euro të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë, është vënë gurëthemeli, si dhe është vendosur pllaka e parë, ndërkaq më pas, në mungesë të mjeteve, punimet janë ndërprerë, për t’u vazhduar dhe përfunduar në vitin 2009.
Avni Nebiu, drejtor i Drejtorisë komunale të Administratës dhe Personelit, ka bërë të ditur se, për realizimin e këtij projekti, pos 18 mijë eurove të shpenzuara në vitin 2006, janë siguruar edhe 42.504.50 euro nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, si dhe 34 mijë nga investimet kapitale të vetë Komunës së Dragashit.
Në këtë mënyrë, sipas Nebiut, është bërë e mundur që të zgjidhet ky problem jetik për mbrojtjen shëndetësore të shumë banorë nga kjo anë.
Edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Dragash, Ramadan Jashari, ka thënë se ndihet i lumtur që më në fund ky projekt i shumëpërfolur ka përfunduar. “Deri më tani, kjo QMF ka funksionuar në një barakë, të ngritur para katër dekadash, në të cilën kohëve të fundit janë ofruar shërbimet mjekësore në kushte tejet të vështira”, ka theksuar Jashari.
Share