• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 25 Janar 2010 08:35

Suharekë
- Gjashtë persona janë arrestuar në fshatin Gjinoc të Suharekës, pas raportimit në polici të një sërë vjedhjesh.
Në mëngjesin e djeshëm, policia ka bastisur dy shtëpi në fshatin Gjinoc, ku ka gjetur gjësende, të cilat dyshohet të jenë të vjedhura në territorin e Komunës së Suharekës dhe më gjerë. Pos tjerash, policia ka gjetur tek këta persona edhe tri pistoleta dhe një sasi të narkotikëve.
Pas intervistave, në konsultim me prokurorin, dy të dyshuar janë ndalur në objektet e policisë, ndërsa katër të tjerë, ndër ta edhe një femër, janë liruar.
Prizren - Dje, rreth orës 14:00, një qytetar ka informuar policinë se në rrugën “Hafis Ismail Haki”, në një shtëpi banimi në Prizren, ndodhet një trup i pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me raportuesin e këtij rasti, i cili i ka thënë policisë se aty banonte Dragica Kryeziu, një plakë e vetmuar dhe se atë nuk e kishte parë të ketë dalë nga shtëpia për dy javë rresht.
Dëshmitari, së bashku me gruan e tij, kishin shkuar ta vizitojnë këtë plakë, por në oborr kishin nuhatur një erë të pakëndshme dhe kanë parë trupin e pa jetë të saj.
Emergjenca kishte arritur në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen.
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, fillojnë sot fushatën parazgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të Prizrenit dhe Lipjanit.
Kandidat për kryetar të Prizrenit është Ramadan Muja, i PDK-së, dhe Hanefi Muharremi nga radhët e LDK-së.
Ndërkaq, për të parin e komunës së Lipjanit konkurrojnë Shukri Buja, i PDK-së dhe Imri Ahmeti i LDK-së. Rivotimi në këto dy komuna do të zhvillohet më 31 janar.
Prishtinë - Siç raportojnë mediat serbe, grupi prej 20 serbësh, të arrestuar të shtunën nga policia e Kosovës, për shkak se kishin kaluar kufirin ilegalisht, janë liruar dje, pasi që për ta është paguar mbi 4 mijë euro kaucion.
Me vendimin e gjyqtarit komunal në Podujevë, grupi i serbëve është dënuar me mbi 4 mijë euro, për shkak se në fshatin Metërgoc të Podujevës, kanë hyrë nëpërmjet një rruge, e cila nuk parashihet si vendkalim kufitar.
Paratë për grupin e arrestuar serb i ka paguar komuna e Medvegjës.
Prishtinë - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka deklaruar se rreth strategjisë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës, do të konsultohet edhe me Beogradin dhe se zbatimi i tij nuk nënkupton zgjidhje të imponuar dhe as përdorimin e dhunës.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka vlerësuar se vendosja e pushtetit në veri të Kosovës, mund të zgjasë me vite – ndërsa ka theksuar se qëllimi i strategjisë është që të tentojë që qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës t’iu ofrohen kushte më të mira për jetë.
Prishtinë - EULEX-i rifillon procesin gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti. Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se procesi do të fillojë me 15 shkurt në Gjykatën e Qarkut.
Procesi gjyqësor do të zhvillohet nga një panel i përzier gjykatësish, ndërsa kryesues do të jetë një gjyqtar i EULEX-it.
Lajmin për rifillimin e procesit gjyqësor, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, edhe vetë Albin Kurti, i cili ka thënë se nga EULEX-i i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore të 15 shkurtit.
Mbi Albain Kurtin rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra kriminale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtar në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë, në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-të në Prishtinë, në të cilat ishin vrarë 2 protestues.
Kaçanik - 14 ish-anëtarë të degës së LDD-së në Kaçanik, që nga e marta e kaluar kanë kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas të përditshmes Zëri, 10 prej tyre janë ish-anëtarë të kryesisë së degës së LDD-së, ndërsa 4 të tjerë janë ish-kandidatë për këshilltarë komunalë.
Lajmin për kalimin e 14 ish-anëtarëve të LDD-së në AAK, ia kanë konfirmuar dje “Zërit” edhe Tahir Çaka, kryetar i degës së AAK-së dhe Shyqeri Luzha, ish-kryetar dege i LDD-së.
Share