• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 22 Janar 2010 09:23

Prishtinë
- Në një akademi përkujtimore me rastin e katër vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidenti aktual Fatmir Sejdiu e vlerësoi atë si figurë brilante të kombit, njeri simbol dhe flamur për Kosovën, ndërsa shprehu nderimet më të larta për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ai për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.
Në akademinë përkujtimore, të pranishëm ishin përfaqësues më të lartë të ekzekutivit të vendit, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues tjerë të jetës politike e shoqërore.
Prishtinë - Ish-Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaslav Havel, falënderoi presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu për laurimin me Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova.
Havel deklaroi se ka qenë shumë i lidhur me dr. Ibrahim Rugovën, duke shtuar se ish-presidenti i Kosovës ka qenë partner, në të cilin shtetet perëndimore i kishin vënë shpresat e tyre për një bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim demokratik për mbarë rajonin.
Prishtinë - Policia e Kosovës do të prezantojë sot mjetet me te cilat është pajisur si; autoblindat, topin e ujit për shpërndarje të turmës si dhe do të bëjë një demostrim të veprimeve operativo taktike nga Njësitet Speciale të saj.
Në këtë prezantim, i cili mbahet në Kampin Vrella, afër aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti.
Prishtinë - Presidenca e Kosovës, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se Sami Ukelli është dekretuar për ambasador në Japoni, me seli në Tokio.
Dekretimi është bërë në pajtim me Kushtetutën e Republikës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial, për themelimin e Misionit Diplomatik.
Presidenti Sejdiu, deri më tani ka dekretuar edhe ambasadorët në Austri, Bullgari, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Turqi, Shqipëri, Slloveni, Zvicër, Britani të Madhe, Francë, Suedi, Belgjikë, Holandë, Itali, Zelandën e Re dhe në Kroaci.
Prishtinë - Presidenti i porsazgjedhur i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar se “rrota e historisë” nuk mund të kthehet mbrapa dhe se Serbia e ka humbur Kosovën, shumë përpara pavarësimit formal të saj.
Duke komentuar deklaratën e paraardhësit të tij Stipe Mesiq, se në rast të referendumit për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjës, Kroacia do të dërgonte ushtrinë të intervenojë, Josipoviq ka thënë se nuk dëshiron t’i komentojë këto deklarata, të cilat i quajti joformale.
Prishtinë - Në Austri është shkatërruar një bandë 13-anëtarëshe, e cila, sipas policisë austriake, që nga janari i vitit të kaluar, ka transferuar ilegalisht drejt vendeve të BE-së rreth 700 shqiptarë nga Kosova.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, policia austriake, respektivisht njësia speciale “Kobra” dhe policia në Salzburg, kanë arrestuar 13 pjesëtarë të kësaj bande, e cila përbëhet nga 11 shqiptarë nga Kosova, një bullgar dhe një austriake.
Share