• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi pret një pranverë kapitale!
e Mërkurë, 20 Janar 2010 12:07
Radio_SHARRI_-_Komuna_-_02Moti i ftohtë që filloi shumë më herët, si dhe fushata e stërzgjatur parazgjedhore, mbase edhe mund të kenë ndikuar që disa projekte kapitale, të parapara për realizim gjatë vitit 2009, të ngelin të pakryera. Si pasojë e kësaj, investimet kapitale të miratuara edhe nga Kuvendi Komunal i Dragashit, në shumën prej rreth 1.5 milionë euro, kanë ngelë pa u realizuar në tërësi.
Investimet kapitale nga granti i Qeverisë janë realizuar në tërësi, ndërsa ato që kanë ngelë të pashfrytëzuara nga mjetet vetjake, do të realizohen në pranverë, premtojnë zyrtarët komunalë të Dragashit.
Nga lista e projekteve kapitale, pa u asfaltuar ka ngelë rruga e Zaplluxhës, për të cilën janë paraparë 20 mijë euro, si dhe ato të Kërstecit dhe Mlikut, për të cilat janë siguruar 80 mijë euro. Ndërkaq nuk është kryer as rruga për Qendrën e Biznesit, për të cilën janë paraparë 70 mijë euro.
Ndërkaq, hartimi i Planit Zhvillimor dhe Urbanistik për qytezën e Dragashit, realizimi i të cilit kërkon mjaft kohë dhe mjete, ka filluar të realizohet, nën mbështetjen e UNDP-së dhe ministrisë përkatëse, por që nuk dihet se kur do të përfundojë.
Salim Jenuzi, i rizgjedhur për kryetar komune në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, ka bërë të ditur se në pranverë, jo vetëm që këto projekte të papërfunduara do të realizohen në tërësi, por do të realizohen edhe shumë projekte të tjera nga lista prioritare. “Kemi në plan realizimin e shumë projekteve, të cilat do ta përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën e komunës sonë, por që duhet ta presim pranverën, sepse në këtë stinë nuk mund të punohet”, thotë Jenuzi.
Ndërkaq, Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, ka shtuar se investimet kapitale nga ministria janë realizuar në tërësi, ndërkaq ajo pjesë e investimeve kapitale të papërfunduara, është nga mjetet vetjake, të cilat do të realizohen, sapo të lejojnë kushtet atmosferike. “natyrisht se do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura, sikurse edhe disa të reja, por që duhet pritur kushtet e volitshme, sepse në dimër nuk punohet me cilësinë që ne kërkojmë”, tha Nebiu, duke vlerësuar se projektet e realizuara gjatë dy vjetëve të fundit, janë shumë më cilësore se ato që janë realizuar më herët.
Share